Organizata e Bashkëpunimit të Shangait synon ndërtimin e një bashkësie fatesh të përbashkëta të njerëzimit

2018-05-14 16:27:02 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:组织---[zǔ zhī]---Organizatë

Pak kohë më parë, ambasadori i Kinës në Kazakistan, Zhang Hanhui dha një intervistë për mediat kineze mbi samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) që do të zhvillohet në qershor në Qingdao të Kinës Lindore.

Ambasadori Zhang paraqiti mendimet e tij mbi zhvillimin e OBSh-së, rëndësinë e frymës së Shangait dhe pritjen e tij për samitin e Qingdao-s.

Zhang Hanhui vuri në dukje se siguria dhe zhvillimi janë dy motorët e përparimit të organizatës, ndërsa thekson se siguria rajonale ka nxitur zhvillimin e vendeve anëtare.

"OBSh-ja është organizata e parë ndërkombëtare që ka caktuar anti-terrorizëm si një punë të rëndësishme. Incidenti i '11 shtatorit' ka vërtetuar parashikimin e organizatës. Kjo është një organizatë largpamëse. Këto vite, megjithëse kemi përjetuar luftën në Afganistan, luhatjet në Lindjen e Mesme, rajoni e vendeve anëtare të OBSh-së në përgjithësi ka ruajtur stabilitetin, paqen dhe harmoninë. Kjo ka hedhur një bazë të fortë për zhvillim ekonomik të vendeve anëtare," thotë ambasadori Zhang.

Ai theksoi se bashkëpunimi për ndërtimin infrastrukturor është një fushë tjetër kryesore e OBSh-së. Veçanërisht pas paraqitjes së nismës "Një brez, një rrugë", bashkëpunimi në këtë drejtim është shpejtuar në mënyrë të dukshme.

"Në shtator të vitit 2013, sekretari i përgjithshëm i PKK-së Xi Jinping paraqiti gjatë vizitës në Kazakistan, nismën 'Një brez, një rrugë'. Sivjet është 5-vjetori i paraqitjes së kësaj nisme. Kemi parë që këto vite, ndërtimi infrastrukturor mes vendeve anëtare të OBSh-së po shpejtohet. Ndërtimi infrastrukturor, si rrugët, hekurudhat, aeroportet dhe tubacionet mes vendeve ka luajtur rol të rëndësishëm për shtimin e lidhjeve e bashkëpunimit për zhvillimin ekonomik të rajonit," theksoi Zhang Hanhui.

Lidhur me mbledhjen e këshillit të udhëheqësve të vendeve anëtare që do të zhvillohet në qershor në Qingdao, ambasadori Zhang vuri në dukje se këshilli ka injektuar vazhdimisht gjallëri në organizatë. Liderët e vendeve paraqesin ide të reja dhe bien dakord për to, thotë ambasadori, duke e konsideruar këtë mirëkuptim motorin bazë për zhvillimin e organizatës.

Samiti i Qingdao-s do të jetë një pikënisje e re për OBSh-në, thotë Zhang, duke shtuar se takimi do të krijojë shanse dhe një të ardhme të re.

Ambasadori Zhang theksoi më tej se fryma e Shangait i caktuar nga OBSh-ja u shërben marrëdhënieve të reja ndërkombëtare. Qëllimi i kësaj organizate është që të ndërtojë një bashkësi fatesh të përbashkëta të njerëzimit.

(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore