Kina nis zbatimin e masave për hapjen e sektorit financiar

2018-05-04 15:31:42 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:响应---[xiǎng yìng]---Përgjigje

Në Forumin Boao për Azinë muajin e kaluar, Kina shpalli se do të hapë më tej sektorin financiar ndaj invetimeve të huaja, duke hartuar masa dhe kohën e zbatimit të tyre. Aktualisht, këto masa kanë hyrë në fazën e zbatimit në praktikë dhe u mirëpritën nga institucionet e huaja si Banka e Bashkuar e Zvicrës etj.

Masat do të mundësojnë heqjen e kufizimeve të investimeve të huaja në vend. Shumëkombëshe të huaja që kërkojnë të hyjnë në fusha të tilla si letrat me vlerë, menaxhimin e aseteve, kontratave me zbatim të ardhshëm dhe sigurimin e jetës duhet të formojnë ndërmarrje të përbashkëta me kompanitë kineze. Pronësia e huaj në këto sipërmarrje tani kufizohet në 50%, por kufiri do të rritet në 51% deri në fund të qershorit dhe do të hiqet tërësisht në tre vjet.

Më 28 prill, Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë i Kinës publikoi "Metodat Administrative të Investimeve të Huaja për Kompanitë e Letrave me Vlerë Kineze". Komisioni shpalli se kufiri i lejuar për sipërmarrjet e huaja do të jetë 51% dhe nisjen prej kësaj date të pranimit të aplikimeve. Më 2 maj, dita e parë e punës pas pushimeve të "1 Maj"-it, Komisioni deklaroi se ka pranuar zyrtarisht aplikimet për ndryshimin e kontrolluesit praktik të kompanisë botërore të shërbimeve financiare zvicerane UBS AG dhe hyrë në procesin e miratimit. Kjo tregon se Banka e Bashkuar e Zvicrës do të shtojë përqindjen e aksioneve të UBS AG-së nga 24.99% deri në 51%, duke realizuar kontrollin absolut të kësaj dege.

Zëdhënësi i Bankës së Bashkuar të Zvicrës (BBZ) u shpreh se Kina është treg i rëndësishëm, hapja e mëtejshme e sektorit financiar është një shans i madh për biznesin e BBZ-së në Kinë.

Kyreanalisti i 'China Merchants Securities', Xie Yaxuan është i mendimit se zbatimi i shpejtë i masave të hapjes të sektorit financiar i Kinës tregon qëndrimin e sinqertë të palës kineze. Përveç kësaj, Xie vuri në dukje se hapja e mëtejshme e sektorit të letrave me vlerë është gjithashtu kërkesë e zhvillimit të këtij sektori:

"Futja e kapitalit të huaj shton konkurrencën e për pasojë nxit zhvillimin e tregut, i cili do të zgjerohet më tej, duke krijuar më shumë rastet për pjesëmarrësit në tregun ekzistues."

Përveç kësaj, masat e hapjes së sektorit financiar nisur nga Kina muajin e kaluar përfshijnë gjithashtu shpejtimin e hapjes së sektorit të sigurimeve, nxitjen e investimeve të huaja për trustet financiare, (administrues i besuar për pasurinë e dikujt), qira financiare, financimin e konsumatorëve etj, që morën përgjigje të shpejta nga kompanitë e huaja.

Më 2 maj, banka qendrore e Kinës, Banka Popullore e Kinës, publikoi një deklaratë, ku thuhet se ka marrë letër nga kompania "World First" për të aplikuar për licencën e biznesit të pagesës në Kinë. Ky është edhe aplikim i parë nga një kompani e huaj për të hyrë në sektorin kinez të pagesave.

(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore