Kina do të përmirësojë afatet kohore për uljen e varfërisë

2018-04-30 11:22:03 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:脱贫---[tuō pín]---Zbutja e varfërisë

Ky është viti i parë i "Fushatës 3 vjeçare për zbutjen e varfërisë". Një përgjegjes i Zyrës për Zbutjen e Varfërisë pranë Këshillit të Shtetit, tha ditët e fundit në Pekin se Kina do të përmirësojë afatet kohore për daljen nga varfëria si dhe do të nxitë respektimin e masave përkatëse në këtë drejtim.

Sipas një raporti të Kongresit të 19-të të PKK-së, deri në vitin 2020, do të bëhet e mundur që popullësia e varfër aktuale, së bashku me disa distrikte të vendit, të dalin nga varfëria, pasi ulja e varfërisë është një ndër sfidat kryesore të qeverisë kineze duke e zgjidhur kështu njëherë e mirë çështjen serioze të varfërisë që ka prekur shumë zona rurale të vendit. Lufta ndaj varfërisë do të jetë një triumf për ndërtimin e një shoqërie të begatë.

Zëdhënësja e Zyrës për Zbutjen e Varfërisë e Kinës, Su Guoxia, tha në një konferencë shtypi mbi ecurinë e kësaj çështjeje, se përpjekjet aktuale për çrrënjosjen e varfërisë do të jenë serioze e kjo do të varet nga zhvillimi i industrisë, nga rritja e punësimit, zhvendosja e vendbanimeve, forcimi i skemës së sigurimeve shoqërore, si dhe bashkëpunimi midis pjesës lindore e perëndimore të vendit.

Zhvendosja e vendbanimeve dhe zbutja e varfërisë do të përfshijë pothuajse 10 milionë banorë të cilët jetojnë në kushte të varfra jetese dhe investimet e planifikuara në këtë drejtim do të jenë të mëdha në mënyrë që kjo pjesë e popullsisë të dalë nga varfëria.

"Ky është hapi ynë i madh gjatë periudhës së planit të 13-të pesëvjeçar. Ky plan lidhet drejpërdrejt me popullësinë e varfër prej 10 milionë banorësh, kushtet e jetesës të së cilëve do të ndryshojnë dukshëm. Sfida më e madhe është punësimi, sidomos pas zhvendosjes së vendbanimeve të tyre, pasi duhet menduar se ku dhe si do të stabilizohen këta banorë".

Su Guoxia vuri në dukje se lidhur me pikat kryesore të përmendura më lartë, Kina do të përmirësojë afatet kohore të daljes nga varfëria për shumë njerëz në nevojë, duke e luftuar vazhdimisht varfërinë. Për këtë arsye, autoritetet e sektorët përkatës do të fillojnë punën përgatitore për "Fushatën 3 vjeçare."

"Së pari, do të përmirësohet plani i zbutjes së varfërisë në tre vjetët e ardhshëm, pasi kjo është detyra kryesore për vitin 2018 e 2019. Së dyti, do të planifikohen masat për zbatimin e detyrave për çështje të ndryshme. Së treti, duhet të përmirësohet koordinimi për zbutjen e varfërisë midis pjesës perëndimore dhe lindore të vendit. Së katërti, do të nxitimin më tej zbutjen e varfërisë në zonat më të thella e të varfëra". (Çang Çuo/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore