Kinë-EQL, zëdhënësit e ministrive shkëmbejnë pikëpamjet

2018-04-26 18:14:32 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:开放---[kāi fàng]---Hapje

10 zëdhënës të ministrive kineze, bashkë me homologët e tyre nga 15 vende të Europës Qendrore e Lindore zhvilluan të mërkurën një dialog në Budapest, me temë "Hapja dhe komunikimi për ndërtimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta rë njerëzimit".

Në konferencë, zv.drejtori i Zyrës së Informacionit të Këshillit të Shtetit Guo Weimin theksoi se konferenca e shtypit duhet t'u shërbejë ngritjes së nivelit të aftësisë së qeverisjes dhe nxitjes së hapjes dhe shtimit të bashkëpunimit me botën e jashtme nëpërmjet përshtatjes së risisë së teknologjisë së informacionit.

"Zëdhënësit e qeverive nga Kina dhe vendet e Europës Qendrore e Lindore, pavarësisht ndryshimeve sistemeve të ndryshme politike, ndajnë të njëjtat detyra dhe synojnë lidhje më të ngushta midis qeverive e shoqërisë, midis vendit të tyre dhe vendeve të tjera të botës, duke bashkuar opinionin publik dhe shtimin e komunikimit."

Ndërkohë, pjesëmarrësit nga 15 vende të Europës Qendrore e Lindore si Polonia, Serbia, Bullgaria etj., shprehën mendimet e tyre për rolin e zëdhënësve për trajtimin e rasteve emergjente, për forcimin e bashkëpunimit midis Kinës dhe këtij rajoni europian dhe rëndësinë e përshtatjes së zëdhënësve me mediat e reja.

Drejtorja e Qendrës së Informacionit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, vend organizativ i Takimit të 7-të të liderëve Kinë-EQL këtë vit, Eleonora Dimitrova, u shpreh se vendi i saj i kushton vëmendje të lartë mekanizmit të Bashkëpunimit "16+1" dhe e konsideron atë si një platformë të re për shkëmbimet mes kulturave të ndryshme. Sipas saj, përparimet e arritura vitet e fundit brenda kësaj kornize vërtetojnë se të gjitha vendet pjesëmarrëse ndodhen para shanseve të rëndësishme për realizimin e projekteve të mëdha që favorizojnë zhvillimin ekonomik dhe forcimin e ndërlidhshmërisë rajonale.

Në fjalën e tij, z. Guo vlerësoi edhe rolin e zëdhënësve për thellimin e bashkëpunimit midis Kinës dhe EQL-së.

"Shpresoj se do të bëjmë përpjekje të përbashkëta me kërkim të më shumë përparimeve në përmirësimin e sistemit të komunikimi Kinë-EQL, në mënyrë që miqësia mes palëve të vijojë të forcohet në bazë të nxitjes së bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë", tha zv.drejtor i Zyrës së Informacionit të Këshillit të Shtetit të Kinës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore