Kina zhvillon samitin e parë digjital

2018-04-23 17:06:40 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:建设---[jiàn shè]---Ndërtim

Samiti i parë i ndërtimit dixhitale të Kinës u hap të dielën në Fujian të Kinës Jugore. Shumë ndërmarrje gjigante të sektorit të ekonomisë dixhitale u bashkuan për të treguar përparimet e Kinës gjatë viteve të fundit për nxitjen e zhvillimit të ekonomisë dixhitale.

Temë kryesore e samitit ishte: "Dixhitalizimi nxit modernizmin, shpejton ndërtimin e Kinës". Ai fokusohet tek paraqitja e nismave politike për zhvillimin dhe nxitjen e dixhitalizmit të Kinës dhe ofrimin e platformave të zhvillimit të ekonomisë dixhitale.

Në hapjen e samitit, nënkryetari i Komitetit Kombëtar të Zhvillimit dhe të Reformës, Lin Nianxiu, vuri në dukje se ekonomia dixhitale po nxit dixhitalizmin e veglave të punës dhe ndarjen e burimeve prodhuese, duke u bërë forcë themelore që udhëheq revolucion shkencor dhe reformat.

Në një raport të publikuar gjatë forumit kryesor të samitit mbi zhvillimin e ndërtimit të Kinës dixhitale deri në vitin 2017, theksohet përparimi historik dhe zhvillimi i teknologjive pas Kongresit të 18-të të PKK-së.

Raporti thekson se teknologjia thelbësore e përfaqësuar nga komunikimet kuantike dhe super kompjuterët ka shënuar përparimin e novacionit.

Dokumenti vë në dukje përfundimin e ndërtimit të rrjetit më të madh në botë të fibrave optike, rrjetit 4G dhe zhvillimin e sistemit satelitor Beidou.

Përmasa e ekonomisë dixhitale të Kinës zë vendin e dytë në botë, ndërsa strategjia e qeverisë "Internet +" ka ndikuar drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

Sipas raportit, në vitin 2017 vëllimi i ekonomisë dixhitale të Kinës arriti në 27.2 trilionë juanë, duke u rritur me 20.3% në krahasim me vitin e kaluar. Tani ekonomia dixhitale zë 32.9% të GDP-së së Kinës.

Chen Zhaoxiong, zv./ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë së Informacionit, vuri në dukje se në të ardhmen, Kina do të konsolidojë më tej bazën e internetit, duke rritur forcën krijuese dhe integruar teknologjinë e informacionit në ekonominë reale.

Samiti i parë dixhitale do të zgjatë tre dit. Gjatë tij do të zhvillohen edhe ekspozita me rezultatet e arritura nga Kina në këtë fushë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore