Kina do të lëshojë satelitin "Chang'e 4" dhe sondën kozmike

2018-04-20 14:12:53 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:航天---[háng tiān]---Hapësirë

Më 24 prill, Kina do të shënojë për të tretin vit Ditën Kombëtare të Hapësirës. Tema e sivjetshme e kësaj dite është "Krijimi i përbashkët i epokës së re hapësinore". Sipas zëdhënësit të Administratës Hapësinore Kombëtare të Kinës (CNSA) Li Guoping, brenda vitit do të zbatohet plani i lëshimit të satelitit të transmetimit "Chang'e 4" dhe të sondës kozmike, për të realizuar uljen e butë në anën e pasme të Hënës dhe për të kryer eksplorimin e saj.

Li Guoping tha të enjten se, që nga 24 prilli i kaluar deri më sot, Kina ka realizuar gjithsej 25 lëshime hapësinore dhe ka dërguar 53 satelitë në hapësirë, duke realizuar kështu një varg arritjesh në shkencë e teknogji dhe në aplikim për sa i përket hapësirës. Li bëri të ditur gjithashtu që brenda vitit, Kina do të realizojë lëshimin e satelitit të transmetimit "Chang'e 4" dhe të sondës kozmike:

"Po nxisim, sipas planifikimit, zhvillimin e programeve 'Chang'e 4' dhe 'Chang'e 5' brenda kuadrit të projekti të eksplorimit hënor. Programi "Chang'e 4" ka hyrë në fazën e kërkimeve dhe të prodhimit. Brenda vitit do të realizohet lëshimi i satelitit të transmetimit "Chang'e 4" dhe të sondës kozmike, për të realizuar uljen e butë në anën e pasme të Hënës dhe eksplorimin," tha Li Guoping.

Siç mësohet, "Chang'e 4" do të mbartë gjatë misionit katër pajisje të vendeve të tjera, duke përfshirë Holandën e Gjermaninë.

Li Guoping-u shtoi se industria hapësinore e Kinës ka hyrë në një fazë të re. Deri në fund të vitit të kaluar, të dhënat e shpërndara nga satelitët civilë kinezë me telekomandim shënuan një rekord të ri, kurse numri i përdoruesve të televizioneve satelitorë që transmetojnë drejtpërdrejt i ka kaluar 70 milionët. Sistemit i navigimit "Beidou" ka mbi 4 milionë terminale të instaluara në të.

"Deri më tani, më shumë se 200 satelitë kinezë po lundrojnë në orbitë, gjë që siguron shpejtimin e integrimit të informacionit hapësinor me të dhënat e mëdha, informatikën cloud dhe internetin e gjërave. Gjatë viteve të fundit, sektorët që kanë të bëjnë me zbatimin e teknologjisë hapësinore dhe industritë e reja strategjike kanë pasur një rritje mesatare vjetore prej më shumë se 20 për qind. Këta sektorë kanë nxitur zhvillimin ekonomik e shoqëror të Kinës dhe kanë luajtur një rol të rëndësishëm për zhvillimin e balancuar dhe strategjinë e rilindjes rurale," shtoi Li Guoping. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore