Festivali i Filmit i Pekinit kërkon rrugën e zhvillimit të industrisë së filmit të Kinës

2018-04-18 16:52:50 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:产业---[chǎn yè]---Industri

Të martën u zhvillua "Forumi i zhvillimit të industrisë së filmit të Kinës" në kuadër të Festivalit të 8-të Ndërkombëtar të Filmit të Pekinit. Përfaqësues të industrisë së filmit dhe studiues të kinematografisë u mblodhën për të diskutuar mbi rrugën e zhvillimit të industrisë kineze të filmit. Ekspertët sugjerojnë se, nëpërmjet përmirësimit të sistemit të prodhimit të filmave dhe rritjes së nivelit të krijimit të filmave të llojeve të ndryshme, mund të nxitet kalimi i industrisë kineze të filmit nga rritja sasiore në rritjen cilësore.

Në vitet e fundit, industria e filmit të kinës ka hyrë në një periudhë të artë me prosperitetin dhe vitalitetin krijues. Të ardhurat e biletave në vitin 2017 arriti në 55.911 miliardë juanë, me një rritje prej 13.45% në krahasim me atë të vitit të kaluar.

Profesorja Si Ruo nga departamenti i dramës, filimit dhe televizionit të Universitetit të Komunikimit të Kinës, u shpreh në "Forumin e zhvillimit të industrisë së filmit" se industria kineze e filmit duhet të shfrytëzojë mundësinë për t'u transformuar nga një qendër e madhe në një qendër të fortë të kinematografisë:

"Para së gjithash, duhet të kuptojmë se norma e rritjes do të mbahet për një periudhë, e cila siguron një garanci shumë të mirë për transformimin dhe ngritjen e nivelit nga ana jonë. Përveç kësaj, pas viteve të zhvillimit, infrastruktura e industrisë së filmit dhe televizionit është relativisht e plotë. Së treti, kjo industri ka qenë e pajisur mirë për sa i përket kultivimit të talenteve të filmit dhe të televizionit. Së katërti, vitin e kaluar hyri zyrtarisht në fuqi 'Ligji për promovimin e kinematografisë kineze'. Zbatimi plotësisht i këtij ligji do t'i japë industrisë sonë një mundësi për përmirësim."

Industria e filmit në Kinë po lulëzon, ndërkohë që ka ende disa probleme dhe mangësi. Për shembull, ekzistojnë ende parregullsi në tregun e filmit, ndërsa cilësia e filmave dhe struktura e industrisë duhet të përmirësohet. Yu Jianhong, zëvendëskryetar i Akademisë së Filmit të Pekinit dhe drejtori i Studios Kinematografike Rinore, sugjeron se cilësia e prodhimit të filmave mund të përmirësohet duke krijuar një sistem të përsosur të prodhimit të filmit.

Në forum, instituti studimor "CC-Smart" publikoi "Raportin e sondazhit për audiencën e filmit në Kinë". Raporti tregon se mosha mesatare e shikuesve të filmave në Kinë në vitin 2017 ishte 24.9 vjeç dhe të rinjtë e lindur pas vitit 1990 janë grupi më i madh. Nga perspektiva gjinore, femrat përbënin 62 % dhe meshkujt 38 %. Meshkujt janë më të interesuar për filmat me aksion dhe luftë, ndërsa femrat preferojnë të shikojnë komedi, filma romantikë dhe filma vizatimorë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore