Elitat politike e tregtare vlerësojnë sukseset e zhvillimit të Kinës gjatë katër dekadave

2018-04-11 17:27:32 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:局面---[jú miàn]---Gjendje

Viti 2018 shënon 40 vjetorin e fillimit të Reformës dhe të Hapjes së Kinës. Gjatë këtyre katër dekadave, nga fshatra në qytete, nga reforma e sistemit ekonomik në thellimin e reformës së gjithanshme, në Kinë kanë ndodhur ndryshime të mëdha. Shumë politikanë dhe biznesmenë vlerësojnë sukseset e arritura gjatë procesit të reformës dhe të hapjes, ndërkohë përshëndesin sinjalin e qartë të dërguar nga kreu kinez në Forumin e Boaos për Azinë për të nxitur më tej reformën dhe hapjen. Kjo, sipas tyre, do të krijojë një gjendje të re me përfitime reciproke për zhvillimin ekonomik të botës.

Në 40 vjet, Kina ka mbetur e vendosur për zbatimin e reformës dhe të hapjes. Tani kur Kina është ekonomia e dytë e botës, është njëherësh vendi më i madh industrial, vendi më i madh i tregtisë së mallrave e ka rezervën më të madhe valutore. Gjatë 40 viteve, rritja vjetore mesatare të GDP-së arriti në afro 9.5%, ndërsa u përmirësua ndjeshëm jetesa e popullit.

Ish-ministri i jashtëm i Australisë, Bob Carr, mendon se të arritjet e reformës dhe të hapjes së Kinës janë një mrekulli e historisë së njerëzimit.

"Në historinë e njerëzimit, asnjë vend nuk ka shënuar arritje të tilla si Kina për 40 vjet nëpërmjet reformës dhe hapjes. Në një periudhë kaq të shkurtër, kaq shumë njerëz kanë dalë nga varfëria, ndërsa është zhvilluar një klasë e mesme."

Sipas standardeve të tanishme të Kombeve të Bashkuara, mbi 700 milionë veta në Kinë kanë dalë nga varfëria ose mbi 70 për qind e numrit të përgjithshëm të botës për të njëjtën periudhë.

Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Kim-moon, vlerëson se OKB-ja mundi të realizojë synimin e përgjysmimit të numrit të njerëzve që jetojnë në varfëri ekstreme para vitit 2015, kryesisht falë përpjekjeve të Kinës. Gjatë procesit të reformës dhe të hapjes, Kina ka hartuar reforma socialiste të ekonomisë së tregut, duke studiuar vazhdimisht situata të reja e zgjidhur çështje të reja, grumbulluar përvojë të re dhe duke hapur me sukses rrugën e socializmit me karakteristikat kineze.

Ish-kryeministri francez Jean-Pierre Raffarin beson se rruga e zhvillimit të Kinës është e qartë dhe e parashikueshme. Bota duhet ta kuptojë dhe të respektojë rrugën e zhvillimit të Kinës, thekson ai.

"Në një botë të tillë, një vend i madh duhet të jetë shumë i qartë për rrugën e vet. Nëse e lexoni librin e presidentit Xi, nëse e lexoni raportin e Asamblesë Kombëtare Popullore, do ta kuptoni Kinën dhe atë që dëshironi e si të zhvilloheni në të ardhmen."

Në të njëjtën kohë, propozimi i Kinës për të ndërtuar një bashkësi fatesh të përbashkët të njerëzimit dhe nisma "Një Brez, Një Rrugë" janë mirëpritur dhe njohur gjithashtu nga gjithnjë e më shumë vende dhe popuj.

Kryeministri i Pakistanit Shahid Khaqan Abbasi:

"Pakistani beson se nisma "Një Brez, Një Rrugë" do të formojë botën në shekullin 21-të. Banka Aziatike e Investimeve Infrastrukturore dhe Fondi i Rrugës së Mëndafshit janë platforma të reja që mund të sigurojnë fonde zhvillimi, duke kapërcyer hendekun midis nevojave të financimit të vendeve në zhvillim dhe kapacitetit të institucioneve financiare ndërkombëtare."

Kur presidenti kinez Xi Jinping mbajti fjalimin kryesor në ceremoninë e hapjes së mbledhje vjetore të Forumit të Boaos për Azinë, ai lajmëroi një numër masash të reja për hapjen e tregut.

Denis Depoux, partneri drejtues i firmës së konsulencës, Roland Berger në Kinë, tha se fjalimi i presidentit Xi i përcolli botës besimin dhe vendosmërinë e reformës dhe hapjes së mëtejshme të Kinës .

"Për çështjen e kompanive të huaja që hyjnë në tregun kinez, përmbajtja e këtij njoftimi është shumë pozitiv: ulja e tarifave të importit për makinat, reduktimi i listës negative të investimeve negative brenda gjashtë muajve dhe reduktimi i kufizimeve të pronësisë së huaj." (Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore