Vëllimi i import-ekspertit të shërbimeve të Kinës pritet të arrijë 1 trilion dollarë deri në vitin 2022

2018-04-04 16:06:32 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:服务---[fú wù]---Shërbim

Kina po ndërton disa baza të eksportit të shërbimeve me qëllim për të nxitur zhvillimin e tregtisë së shërbimeve. Sipas Ministrisë së Tregtisë të Kinës, deri në vitin 2022, vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit të sektorit të shërbimit ka shpresë të kalojë 1 trilion dollarët.

Drejtori i drejtorisë së tregtisë së shërbimit pranë Ministrisë së Tregtisë, Xian Guoyi, u shpreh se në pesë vitet e kaluar, tregtia e shërbimit u rrit mesatarisht në Kinë me 7.8% duke zënë vendin e dytë në shkallë globale. Tregtia e shërbimit është bërë motori i ri i nxitjes së tregtisë së jashtme dhe hapjes së mëtejshme të tregut kinez ndaj botës.

Xian Guoyi u shpreh se në të ardhmen, Kina do të forcojë më tej ndërtimin e markave vendore për të nxitur rritjen e tregtisë së shërbimit:

"Në anën e tregtisë së shërbimit, ne do të bëjmë përpjekje për të nxitur rritjen mesatare vjetore të import-eksportit të shërbimit që ajo të kalojë nivelin mesatar global dhe deri në vitin 2020, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së shërbimit të arrijë në afro 850 miliardë dollarë. Deri në vitin 2022, ky vëllim duhet t'i kalojë 1 trilion dollarët."

Në pesë vjetët e kaluar, qeveria kineze ka hartuar shumë politika e masa në nxitje të zhvillimit të tregtisë së shërbimit, duke përfshirë nxitjen e risive në tregtinë e shërbimit, tërheqjen e më shumë kompanive profesionale të shërbimit etj.

Lidhur me këtë, zv./ministri i Tregtisë Wang Bingnan, u shpreh se Kina po përsos më tej strukturën e sektorit të shërbimit dhe po nxit zhvillimin e tregtisë së shërbimit nëpërmjet krijimit të platformave përkatëse dhe risive:

"Do të ndërtojmë disa baza të eksportit të shërbimit. Njëkohësisht me zhvillimin e ekonomisë dixhitale, inteligjencës artificiale etj., do të nxitim zhvillimin dixhital të sektorit të shërbimit." (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore