Kina ul më tej taksat, krijon fondin kombëtar të financimit

2018-03-29 17:08:20 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 基金---[jī jīn]---Fond

Në mbledhjen e rregullt të së mërkurës, Këshilli i Shtetit i Kinës, i drejtuar nga kryeministri Li Keqiang, përcaktoi reduktimin e mëtejshëm të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSh), duke lehtësuar më tej barrën tatimore të sipërmarrjeve. Gjithashtu qeveria vendosi krijimin e një fondi kombëtar financimi dhe huadhënieje me qëllim për të lehtësuar financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe bujqësinë, fshatin e fshatarët.

Gjatë 5 vjetëve të kaluar qeveria ka ulur taksat me vlerë të përgjithshme prej 2.1 trilionë juanësh, duke e shndërruar taksën e biznesit në tatim mbi vlerën e shtuar. Sipas planifikimit të qeverisë kineze, për të përsosur sistemin tatimor dhe përkrahur zhvillimin e ekonomisë reale, u vendos që 1 maji i vitit 2018 të ulet TVSh-ja për prodhimin nga 17% në 16%, gjithashtu me 1 për qind do të ulet TVSh-ja për transportin, ndërtimin, telekomunikacionin dhe prodhimin bujqësor, nga 11% në 10%. Ky reduktim ka një vlerë të përgjithshme vjetore prej 240 miliardë juanë.

Qeveria kineze ripërcaktoi gjithashtu standardin e taksapaguesve të vegjël. Në të kaluarën, taksapaguesit e vegjël në radhët e ndërmarrjeve industriale dhe tregtare kishin një vëllim vjetor të ardhurash prej 500 mijë juanë dhe 800 mijë juanë, përkatësisht. Tani këto shuma ngrihen në 5 milionë juanë, që do të thotë se më shumë ndërmarrje të vogla dhe të mesme do të favorizohen nga barra e relativisht e ulët tatimore.

Në mbledhjen e qeverisë, u vendos kthimi i një pjese taksash të ndërmarrjeve që merren me prodhimin e makinerive të përparuara, kërkimin shkencor dhe menaxhimin e rrjetit elektrik.

Këto tre masa të sipërpërmendura do t'u pakësojnë gjithsej 400 miliardë juanë taksa ndërmarrjeve kineze dhe atyre me kapital të huaj.

Këshilli i Shtetit i Kinës vendosi gjithashtu krijimin e Fondit Kombëtar të Financimit dhe të Huadhënies, me kontribut të buxhetit qendror dhe mbështetjen e institucioneve financiare. Kapitali i mbledhur për herë të parë nuk do të jetë më pak se 60 miliardë juanë.

Fondi do të përcaktohet dhe operohet në një mënyrë të drejtuar nga parimet e tregut.

Sipas llogaritjeve fillestare, në tre vjetët e ardhshëm, ky fond mund të japë hua prej 500 miliardë juanësh, duke zbutur presionet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore