Lufta kundër korrupsionit në Kinë hyn në epokën e re

2018-03-14 16:26:58 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:监察---[jiān chá]---Mbikëqyrje
Ligji i ri i inës kundër korrupsionit, që njihet si "Ligji i Mbikëqyrjes", iu paraqit të mërkurën për shqyrtim sesionit të parë të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës. Pas rishikimit të Kushtetutës që u miratua para disa ditësh nga Asambleja Kombëtare Popullore, tani projektligji për mbikëqyrjen synën rregullimin e funksionimit të sektorëve të mbikëqyrjes të Kinës. Ligjvënësit do të prëcaktojnë mënyrën e mbikëqyrjes dhe do të garantojnë mbrojtjen e të drejtave ligjore të personave nën hetim.

Projektligji që po shqyrtohet nga Asambleja Kombëtare Popullore synon të ofrojë garanci ligjore për luftën kundër korrupsionit. Në 5 vjetët e fundit, arritjet e Kinës në luftën e saj kundër korrupsionit kanë tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare, por pavarësisht kësaj, sistemi i tanishëm i Kinës ka ende nevojë për përmirësim.

Thellimi i luftës kundër korrupsionit është pjesë e një reforme të madhe të sistemit politik nën drejtimin e Komiteti Qendror të PKK-së.

Në fundin e vitit 2016, në qytetin e Pekinit, provincën Shanxi dhe provincën Zhejiang nisi një projekt prove për reformën e sistemit të mbikëqyrjes dhe pas suksesit, kjo reformë u shtri në mbarë vendin. Qëllimi i kësaj reforme është integrimi i institucioneve administrative që luftojnë korrupsionin. Reforma do të nxitë formimin e sistemit mbikëqyrës të centralizuar dhe efikas për mbikëqyrjen e plotë të punonjësve shtetërorë dhe publikë.

Sipas projektligjit për Mbikëqyrjen do të kontrollohen 6 kategori: zyrtarët e PKK-së, të Asamblesë Kombëtare Popullore, të qeverisë, të institucioneve të mbikëqyrjes, të gjykatave, të Konferencës Konsultative Politike, të partive të tjera, zyrtarët e organizatave publike, të ndërmarrjeve shtetërore etj.

Për të garantuar zbatimin e ligjit, sipas projektligjit, institucionet e mbikëqyrjes kanë të drejtë të hetojnë, të marrin në pyetje dhe të ngrinë asetet e personave nën hetim.

Sipas amendamentit të Kushtetutës që u miratua në këtë sesion, insitucionet e mbikëqyrjes mund të bashkëpunojnë me agjenci ndërkombëtare të anti-korrupsionit, duke përfshirë riatdhesimin, ndihmën juridike, kërkimet e aseteve dhe shkëmbimin e informacionit. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore