Xi Jinping: Ëndrrat realizohen duke kontribuar për atdheun

2018-03-08 17:31:49 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:梦想---[mèng xiǎng]---Ëndërr

Presidenti kinez Xi Jinping theksoi rëndësinë e novacionit dhe talenteve për zhvillimin kombëtar.

Ai foli gjatë një diskutimi me deputetë nga provinca Guangdong e Kinës Jugore, gjatë sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore që po zhvillohet në Pekin.

Provinca Guangdong ka një rëndësi të padiskutueshme në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kinës. Në epokën e re, e njëjta rëndësi është për talentet vendase dhe ato të kthyera nga jashtë.

Gjatë takimit me ligjvënësit, vëmendjen e presidentit Xi Jinping e tërhoqën dy prej tyre, të cilët janë edhe biznesmenë.

Para 10 vjetësh, Yuan Yuyu u kthye nga SHBA-ja në Guangzhou, për të nisur biznesin e tij.

Ai është përfaqësuesi i talenteve të kthyer nga jashtë.

"Jam i kënaqur që ju keni pasur zhvillim të shëndetshëm pasi u kthyet," tha Xi Jinping.

Mi Xuemei, shkoi në Guangdong para 20 vjetësh për të gjetur punë, ndërsa më pas nisi me sukses biznesin e saj. Ajo është një përfaqësuese e punëtorëve emigrantë.

"Eksperienca jote është si emri yt. Si era e luleve të kumbullës që vjen pas dimrit të ftohtë," i tha Xi Jinping deputetes.

Historia e këtyre ligjvënësve është një pjesë e historisë së zhvillimit të Guangdong-ut me fluks të madh njerëzisht nga jashtë provincës.

"Sekretari i përgjithshëm u kushton rëndësi jashtëzakonisht të madhe talenteve dhe risive. Ai ka theksuar se fuqizimi i vendit i ka nxitur mjaft kinezë të kthehen dhe të kontribuojnë për vendin. Sekretari i përgjithshëm ka përmendur vazhdimisht përmirësimin e mjedisit për risitë dhe politika mbështetëse. Kjo mund t'i ndihmojë shumë talente të japin mbështetje të fuqishme për zhvillimin e vendit. Si një talent i kthyer nga jashtë, jam shumë krenar që mund të jap kontributin tim për zhvillimin e vendit në epokën e re dhe rimëkëmbjen e kombit kinez. Shkëmbimet ballë për ballë me sekretarin e përgjithshëm na japin besim dhe jam i bindur se në të ardhmen, më shumë njerëz do të kthehen në atdhe për realizimin e ëndrrës," thotë Yuan Yuyu, përfaqësuesi i AKP-së.

"Sot në fjalimin tim kam përmendur nxitjen e novacionit shkencor me integrimin mes sektorëve ushtarakë e civilë. Sekretari i përgjithshëm i kushton vëmendje të madhe kësaj. Ai theksoi përmirësimin e novacionit shkencor, krijimin e risive dhe mbështetjen e talenteve. Kjo ka rëndësi më e madhe për zhvillimin ekonomik nëpërmjet motorëve të rinj dhe fuqizimin e vendit dhe të ushtrisë," tha deputeti i Asamblesë Kombëtare Popullore, Liu Ruopeng.

Duke folur me deputetët e provincës Guangdong, presidenti Xi Jinping theksoi nxitjen e reformës dhe novacionit.

Krahas kësaj, Xi theksoi se Guangdong-u duhet të drejtojë formimin e sistemit modern ekonomik të zhvillimit me cilësi të lartë si dhe të çojë përpara politikat e hapjes.

Provinca jugore Guangdong ishte ndër të parat që zbatoi reformën dhe politikat e hapjes së Kinës, 40 vjet më parë.

Në diskutimin e së mërkurës, presidenti përsëriti angazhimin e qeverisë kineze për t'i çuar përpara këto politika.

(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore