PKK-ja zotohet për thellimin e reformave gjithëpërfshirëse

2018-03-01 16:01:02 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:闭幕---[bì mù]---Mbyllje

Plenumi i tretë i Komitetit Qendror të 19-të të Partisë Komuniste të Kinë i mbylli punimet të mërkurën në Pekin. Gjatë takimit treditor, u miratuan listat e kandidatëve për postet drejtuese shtetërore dhe udhëheqësit e legjislaturës së re të Konferencës Konsultative Politike. Listat, bashkë me dy dokumente të tjera të ratifikuara për thellimin e reformave të institucioneve partiake dhe shtetërore, do të shqyrtohen dhe votohen në dy sesionet vjetore, të organit më të lartë këshillimor politik dhe të parlamentit, që do të hapen këtë të shtunë dhe të hënën që vjen përkatësisht.

Sipas komunikatës së publikuar pas Plenumit, pjesëmarrësit vendosën t'u kërkojnë kryesive të Asamblesë Kombëtare Popullore dhe të Konferencës Konsultative Politike shqyrtimin e listave të kandidatëve të propozuar nga PKK-ja për postet drejtuese shtetërore dhe të Konferencës Konsultative Politike.

"Listat janë hartuar në bazë konsultimeve të shumta pasi janë marrë mendime të ndryshme brenda e jashtë PKK-së. Pjesëmarrësit ranë dakord njëkohësisht t'i dorëzojë për shqyrtim sesionit të parë të Legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore edhe projektin e reformave të institucioneve partiake dhe shtetërore", thekson komunikata.

Në këtë dokument vlerësohet edhe puna e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së pas Kongresit të 19-të Kombëtar, ndërsa ritheksohet rëndësia e dy sesioneve të sivjetshme për realizimin e objektivit të ndërtimit të një shoqërie relativisht të begatë dhe fitoren e socializmit me karakteristika kineze.

Komunikata thekson se në Plenumin e tretë, u nënvizua thellimi i reformave institucionale të Partisë, institucioneve shtetërore dhe publike, si një ndryshim kuptimplotë për nxitjen e modernizmit të sistemit dhe të aftësisë së qeverisjes së vendit.

Detyra parësore është përsosja e sistemit të udhëheqjes së PKK-së, krijimi i mekanizmit të drejtimit të Partisë për çështje të rëndësishme shtetërore dhe shpejtimi i reformave të sistemit të kontrollit disiplinor partiak dhe të mbikëqyrjes shtetërore.

Qëllimi i reformave, thekson komunikata, është ndërtimi i sistemeve të përsosura, të rregullta dhe efikase të funksionimit të institucioneve të PKK-së, atyre shtetërore dhe publike, për forcimin e rolit drejtues dhe koordinues të Partisë në sektorë të ndryshëm, formimin e një mekanizmi qeverisës sipas ligjit me ndarje të qartë të përgjegjësive e të detyrave.

Reformat gjithashtu synojnë ndërtimin e një force të armatosur të përparuar të nivelit botëror me karakteristika kineze dhe zgjerimin e lidhjeve të shoqatave popullore me më shumë qytetarë.

Kërkohet gjithashtu përmirësimi i aftësisë dhe i nivelit të qeverisjes të institucioneve shtetërore dhe publike nën drejtimin e PKK-së, duke përfshirë Asamblenë Kombëtare Popullore, qeveritë e niveleve të ndryshme, Konferencën Konsultative Politike, organet e mbikëqyrjes, gjykatat e prokurorinë, organizatat popullore, ndërmarrjet shtetërore, institucionet publike dhe organizatat joqeveritare.

Plenumi thekoi gjithashtu nevojën e planifikimit të përbashkët të reformave në parti, qeveri e ushtri, si dhe sistemin e marrëdhënieve midis qeverisë qendrore e autoriteteve lokale, duke ndarë përgjegjësitë dhe detyrat.

Mrekulli
Lajmet Kryesore