Strategjia e vitit 2018 për rigjallërimin rural të Kinës

2018-02-05 16:23:53 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:乡村---[xiāng cūn]---Rural

Kina publikoi të dielën një paketë politikash nën "Dokumentin Qendror nr. 1" të vitit 2018 që do të shërbejë si udhërrëfyes për strategjinë e rigjallërimit rural të vendit.

Ky është dokumenti i 15-të Nr. 1 që Kina ka nxjerrë me radhë për bujqësinë, fermerët dhe zonën rurale.

Dokumenti përfshin hapat që duhen ndjekur për përmirësimin e cilësisë së zhvillimit të bujqësisë, nxitjen e zhvillimit të gjelbër, zhvillimin e kulturës fshatare, formimin e sistemit të ri administrativ të fshatit, ngritjen e nivelit të garantimit të jetës së fshatarëve, përfitimin e luftës së kundër varfërisë etj

Për të realizuar objektivat e "dy 100-vjetorëve" (deri në vitin 2021, 100-vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste të Kinës, të ketë një shoqëri relativisht të begatë; deri në vitin 2049, 100-vjetorin e themelit të Republikës Popullore të Kinës, Kina të jetë një vend të fuqishëm modern socialist, demokratik, kulturor, harmorik) dhe begatinë për të gjithë popullin, duhet t'i kushtohet një vëmendje e madhe zonave rurale.

Qin Fu është profesori nga Akademia e Shkencave Bujqësore e Kinës:

"Le të shohim përmbajtjet thelbësore të dokumentit. Është hera e parë që propozohet që zhvillimi bujqësor dhe rural të gëzojë përparësi, gjë që tregon vëmendjen e madhe të Partisë Komuniste të Kinës dhe Këshillit të Shtetit të Kinës kushtuar bujqësisë, fermerëve dhe zonës rurale."

Profesor Qin Fu përmendi një sërë arritjesh në fuqizimin e bujqësisë dhe ndërtimit të zonës rurale të Kinës gjatë viteve të fundit. Por, ai vuri në dukje gjithashtu çështjet që duhen zgjidhur, si rritja e cilësisë së zhvillimit bujqësor, zvogëlimi i hendekut të të ardhurave të qytetarëve dhe fermerëve etj. "Dokumenti Qendror Nr.1" vuri në dukje se zgjidhje e këtyre çështjeve është në favor të zhvillimit të integruar urban e rural, për përmirësimin e koordinimit të marrëdhënieve urbane e rurale, me qëllim që niveli i zhvillimit të qyteteve dhe fshatrave të jetë gjithnjë e më i afërt me njëri-tjetrin.

"Dokumenti Qendror Nr.1" përcakton objektivat për rigjallërimin e fshatit deri në vitin 2020, kohë kur pritet të jenë shënuar arritje të rëndësishme për formimin e një sistemi bazë politikash. Ndërsa deri në vitin 2035, strategjia parasheh arritje domethënëse, duke përfshirë modernizimin e fshatit dhe të bujqësisë. Rigjallërimi i fshatit pritet të realizohet deri në vitin 2050, kohë kur do të jenë arritur objektivat për pasjen e një bujqësie të fortë, fshat të bukur dhe fshatarë të pasur. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore