Ekspertët: Ekonomia e Kinës po hyn në epokën e zhvillimit me cilësi të lartë

2018-01-29 16:43:08 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:稳定---[wěn dìng]---Stabilitet

Zyrtarë dhe studiues thonë se në vitin 2018 ekonomia e Kinës do ta zgjerojë "stabilitetin" dhe do të hyjë në epokën e re të zhvillimit me cilësi të lartë. Ky qëndrim u shpreh gjatë 'Forumit Viti i Ri' të Instituteve Kërkimore të Kinës, që u zhvillua së fundi në Pekin.

Kreu i Qendrës së Zhvillimit dhe të Studimeve, pranë Këshillit të Shtetit, Li Wei, tha se gjatë vitit 2017 ekonomia kineze ndryshoi pas rënies së vazhdueshme 6-vjeçare, duke treguar gjendjen pozitive e të stabilizuar, strukturën e reformuar dhe transformimin e forcës së zhvillimit. Zhvillimi i ekonomisë së Kinës është tani i drejtuar nga zhvillimi me cilësi të lartë.

Në lidhje me vitin 2018, Li Wei jep parashikime pozitive. Së pari ai thotë se këtë vit rritja ekonomike mund të arrijë në rreth 7%. Së dyti, ai vlerëson se po shfaqet rritja e kontributit të konsumit, tregtia elektronike, po lindin forma të reja moderne të tregtisë me pakicë, po zgjerohet ekonomia e shpërndarjes, elementë që mund të sjellin një rritje të përgjithshme prej rreth 10%. Së treti, rritja e import-eksporteve do të jetë e stabilizuar. Pra në përgjithësi ekonomia gjatë vitit 2018 pritet të zhvillohet e "stabilizuar" në fusha të ndryshme.

Pjesëmarrësit në forum këshilluan se për arritur një zhvillim me cilësi të lartë, duhet të trajtohen drejt marrëdhëniet në pesë fusha: oferta dhe kërkesa, investimet dhe prodhimi, qeveri dhe treg, drejtësi dhe efikasitet, treg i brendshëm dhe i jashtëm.

Ndërkohë parandalimi dhe zgjidhja e krizave të mëdha duhet të marrë vendin e rëndësishëm.

Zv./ministri i Tregtisë i Kinës Wang Shouwen tha se gjatë vitit 2018, tregtia e jashtme e Kinës do të ruajë prirjen e stabilizuar, ndërsa shtoi se në të ardhmen, vendi do të vazhdojë të zgjerojë hapjen e tregut, sidomos në fushën e shërbimeve, për të forcuar më tej konkurrencën dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

"Ne do të zgjerojmë reformën dhe risitë në zonat e tregtisë së lirë, do të zgjerojmë fushat e hapjes së tregut, sidomos në sektorin e shërbimeve. Do të provojmë gjithashtu Portet e Tregtisë së Lirë. Përveç këtyre do të shtojmë blerjet dhe bashkimet e kompanive dhe zgjerojmë investimet strategjike në kompanitë e regjistruara në bursë. Do të hartojmë politika dhe masa më elastike dhe efikase, për të mbështetur transformimin e industrive në rajonet perëndimore. Do të përmirësojmë mjedisin e investimeve dhe shpejtojmë procesin ligjor mbi investimet e huaja. Do të përmirësojmë mbrojtjen për të drejtat e pronësisë intelektuale, veçanërisht të kompanive të huaja." (Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore