Marrëdhëniet kino-franceze arrijnë suksese në epokën e re

2018-01-09 17:41:14 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:法国---[fǎ guó]---Francë

Presidenti i Kinës Xi Jinping takoi të hënën homologun e tij francez Emmanuel Macron, që po viziton Kinën. Xi Jinping vuri në dukje se të dy vendet do të vazhdojnë të ruajnë shpirtin e përgjegjësisë historike në epokën e re, duke këmbëngulur në rrugën e drejtë të marrëdhënieve kino-franceze.

Presidenti Xi u sphreh se Kina dhe Franca janë vende me histori e kulturë të pasuar. Në fillim të vitit të ri, presidenti Macron viziton në Kinën, duke treguar vëmendjen e madhe që Franca ka për marrëdhënien dypalëshe.

"Unë shpesh kujtoj kryetarin Mao Ze Dong dhe gjeneralin De Gaulle, që në vitin 1964 me një largpamësi të mrekullueshme të një politikani të madh nxitën themelimin e marrëdhënieve diplomatike kino-franceze, prandaj Franca është vendi perëndimor që ka vendosur më herët marrëdhënie diplomatike me Kinën. Kjo ka ndikuar jo vetëm historinë botërore atëherë, por edhe tani ne mund të ndjejmë ndikimin gjithëpërfshirës të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Sot bota vazhdon të ndeshet me ndryshime të thella. Unë besoj se ne kemi vullnetin për të nxitur së bashku thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve kino-franceze në epokën e re. Udhëheqësit e të dy vendeve do të zgjedhin me përgjegjësi historike rrugën e duhur, duke të nxituar përparimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve."

Presidenti Xi Jinping theksoi se në botën e sotme ekzistojnë ende shumë faktorë pasigurie dhe nënvizoi se Kina mbështet krijimin e një bashkësie fatesh të përbashkët të njerëzimit. Franca gjithashtu mban një qëndrim të ngjashëm. Të dy vendet mund të shikojnë përtej sistemit shoqëror dhe ndryshimeve të kulturës tradicionale, duke thelluar besim e ndërsjellë politik dhe zbuluar potencialin e bashkëpunimit. "Në epokën re, marrëdhëniet kino-franceze do të arrijnë më shumë suksese," theksoi Xi.

Presidenti Macron u shpreh i kënaqur për zhvillimin e vizitës së tij të parë në Kinë.

Franca dhe Kina ndajnë një miqësi të gjatë dhe Macron kërkon të të shkëmbejë mendime mbi bashkëpunimin në çështje të rëndësishme ndërkombëtare e dypalëshe, të shtojë besimin e ndërsjellë politik dhe të shtojë marrëdhëniet kino-franceze e kino-europiane. Ai e cilësoi si shumë të rëndësishme nismën "Një brez, një rrugë" dhe shtoi se Franca dëshiron të marrë pjesë aktivisht në të.

"Kjo është vizita ime e parë në Azi. Mendoj se pas Kongresit të 19-të të Partisë Komuniste të Kinës dhe zgjedhjeve presidenciale franceze në maj, vizita ime në Kinë do të jetë një çast historik për marrëdhëniet dypalëshe apo më gjerë. Unë dëshiroj që nëpërmjet vizitës sime, ne mund të forcojmë konsultimet e ndërsjella politike, të ndërtojmë më shumë marrëdhënie kino-franceze dhe kino-europiane dhe të kontribuojmë për të përballuar krizat e përbashkëta të komunitetit ndërkombëtar, duke përfshirë dhe ndryshimin e klimës." (Fang Xiaoyu/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore