Trokiti Viti i Ri 2018 në Pekin

2018-01-01 12:33:04 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala e kyçe: 新年---[xīn nián]---Viti i ri

Ceremonia festive e Vitit të Ri 2018 u zhvillua dje në Yongdingmen, stacioni i fillimit të linjës së mesme të hartës së Pekinit. Diplomatë të huaj në Pekin, përfaqësuesit e qarqeve të ndryshme të Pekinit dhe turistë kinezë e të huaj u mblodhën për të pritur ardhjen e Vitit të Ri.

Në orën 23 e 42 minuta ceremonia festive e Vitit të Ri 2018 filloi në Pekin.

Ceremonia u nda në tre pjesë "Jehona e Kohës", "Simfonia e Epokës së Re", "Thirrja e së Ardhmes" që tregojnë historinë e kulturën e pasur të Pekinit dhe pamjet e Pekinit në epokën e re. Po ashtu u paraqit dhe vendosmëria e fillimit të rrugës së zhvillimit të ri të Pekinit.

Zv-drejtori i Komitetit të Zhvillimit të Turizmit të Pekinit Yu Qian:

"Përmbajtjet festive bashkojnë historinë dhe trendin. Në të kaluarën gjithmonë theksojmë historinë, por sivjet shtojmë shumë elemente moderne, elemente me teknologji të lartë, për ta pritur sa më gëzueshëm trokitjen e vitit të ri."

Në këtë aktivitet, kryetarët e bashkive të Helsinkit, të Belo Horizontes në Brazil, të qytetit Colombo të Sri Lankës, të Sevilla-s në Spanjë, të qytetit Lima të Perusë përcollën një urim-video për ndërtimin e qendrës së shkëmbimeve të Pekinit dhe për nxitjen e zhvillimit të përbashkët të qyteteve turistike të botës.

Me numërimin mbrapsht, trokiti viti i ri në Pekin. Njerëzit përqafuan njëri-tjetrin dhe shprehën urimet e tyre më të ngrohta:

"Shpresoj që vendi ynë mund të jetë më i fortë dhe niveli i jetës së njerëzve do të jetë më i mirë"

"Shpresoj që puna ime do të jetë e mbarë, dhe të ardhurat do të jenë më të mira, po ashtu shëndeti i prindërve të mi do të jetë më i mirë."

"Shpresoj që kolegët e mi do të të mblidhen gjithmonë për të festuar e gëzuar."

Në këtë veprimtari u hap Festivali i Kulturës dhe i Turizmit i Akullit dhe i Dëborës i Pekinit që do të zgjasë deri në fund të muajit shkurt. Gjatë këtij festivali, do të organizohen 5 lloje aktivitetesh si veprimtari festive e Vitit të Ri, shfaqje artistike, ekspozitë të ushqimeve të shijshme etj. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore