Masat e mbrojtjes së mjedisit të Kinës do të sjellin përfitime për mbarë botën

2017-12-11 16:36:23 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:目标---[mù biāo]---Objektiv

Ditët e fundit, në Pekin, u organizua mbledhja plenare e Këshillit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar mbi Mjedisin dhe Zhvillimin e Kinës. Në mbledhjen e 10 dhjetorit, ministri kinez i Mbrojtjes së Mjedisit Li Ganjie u shpreh se viti 2017 është viti i fundit i Planit të Veprimit për Parandalimin e Ndotjes së Ajrit. Të 5 objektivat e përcaktuar në këtë plan mund të realizohen në fund të këtij viti.

Në takimin vjetor, nënkryetari ekzektiv i Këshillit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar mbi Mjedisin dhe Zhvillimin e Kinës Li Ganjie tha se me nxitjen e fortë të Kinës për zhvillimin e kulturës ekologjike, cilësia e mjedisit u përmirësua dukshëm.

Viti 2017 është viti i fundit i zbatimit të "10 Masave për Parandalimin e Ndotjes së Ajrit". Ai u shpreh se, gjatë pesë vjetëve të fundit, Kina ka krijuar një model të ri të menaxhimit të mjedisit dhe lufta kundër ndotjes së mjedisit ka arritur sukses.

"Ndër 5 objektivat, së pari, nga janari deri në nëntor 2017, përqëndrimi i PM10 në 338 qytete kryesore të Kinës u ul me 20.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në Pekin kjo shifër u ul 35.6%. Së dyti, dendësia e grimcave PM2.5 në rajonin Pekin-Tianjin-Hebei u ul 25%. Nga janari deri në nëntorin e vitit 2017, kjo dendësi u ul 38.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2013. Objektivi i uljes së grimcave PM2.5 në Deltën e Lumit Jance është 20%, në praktikë është realizuar ulja prej 31.7%; objektivi i uljes në Deltën e Lumit Zhu është 15%, është realizuar një ulje prej 25.6%. Objektivi i fundit është që të kontrollohet dendësia e grimcave PM 2.5 në Pekin afër nivelit të 60 mikrogramëve për 1 metër kub. Sipas gjendjes së tanishme, ky objektiv mund të realizohet."

Vitet e fundit, rezultatet e Kinës në mbrojtjen e mjedisit janë vlerësuar nga komuniteti ndërkombëtar. Shefi ekzekutiv i Planit të Mjedisit të OKB-së Erik Solheim u shpreh se vitet e fundit, Kina bëri përpjekje të vazhdueshme për arritjen e zhvillimit cilësor ekonomike dhe ekologjik. Në të ardhmen, në reformën botërore të mjedisit, Kina do të luajë një rol më të rëndësishëm.

"Kina ka hartuar përmbajtjen e nxitjes në praktikë të zhvillimit të kulturës ekologjike në planin 5-vjeçar. Mund të parashikohet se në studimin dhe përdorimin e teknologjisë së mbrojtjes së mjedisit, Kina do të ketë disa risi, të cilat do të forcojnë jo vetëm bashkëpunimin global në këtë fushë, por do të sjelli uljen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve që mbrojnë mjedisin duke sjellë përfitime për mbarë botën."

(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore