Nga magjia e pyllëzimit tek zhvillimi i gjelbër

2017-12-06 17:17:53 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:森林---[sēn lín]---Pyll

Rreth 200 kilometra larg Pekinit ndodhet Parku Kombëtar Natyror Saihanba i provincës Hebei. Ky park ka një lartësi mesatare mbi nivelin e detit prej 1500 metrash. Sipërfaqja e mbjellë me pemë arrin në 74,700 hektarësh, duke e bërë këtë park të konsiderohet si pylli më i madh artificial në botë. Gjatë mbi 5 dekadave të fundit, disa breza banorësh të Saibahan-it, mbollën vazhdimisht pemë duke kontribuar jo vetëm në rritjen e përqindjes së pyllëzimit në këtë zonë që më parë ishte shkretëtirë, por gjithashtu realizuan zhvillimin e gjelbër ekonomiko-shoqëror.

Kjo zonë degradoi pas prerjes së pakontrolluar të pemëve, duke sjellë jo vetëm shpyllëzimin e zonës, por dhe depërtimin e stuhive të rërës në Pekin. Që prej vitit 1962, një grup banorësh nisën mbjelljen e pemëve në këtë zonë. Me përpjekjet e vendosura të tre brezave, përqindje e pyllëzimit në zonën Saihanba është rritur nga 11.4% deri në 80%. Tani çdo vit, zona Saihanba prodhon afërsisht 550 mijë tonë oksigjen dhe furnizon Pekinin dhe Tianjin me ujë të pastër prej 137 milionë metër kub.

Nën kushte shumë të vështira, banorët kapërcyen çdo pengesë me me shumë vendosmëri arritën rezultate të papara në pyllëzimin e zonës.

Me përpjekjet e palodhura të disa dekadave kjo zonë ekologjike ka tërhequr shumë turistë. Për këtë Organizata e Kombeve të Bashkuara e ofroi çmimin prestigjoz për kontributin që kanë dhënë individët dhe organizatat në mbrojtjen e mjedisit në konferencën e tretë për Mjedisin që u mbajt në Nairobi të Kenias.

Drejtori i kërkimeve në Akademinë së Shkencave të Pylltarisë të Kinës Zhang Jianguo, u shpreh se Kina do të shpjetojë procesin e pyllëzimit dhe do të shtojë sipërfaqen e mbjellë, këto praktika të suksesshme janë të vlefshme edhe për vendet e tjera. Ai tha se zona kombëtare e pyjeve artificiale është shumë e madhe disa dhjetëra milionë hektarësh, prandaj Kina ka përparuar më shumë në krahasim me vende të tjera, për shkakt të grumbullimit të aftësive teknike. Sipas planit deri në vitin 2020, përqindja e pyllëzimit do të arrijë në 23%.

Mrekulli