OKB-ja, thirrje për një planet të pastër

2017-12-05 17:23:40 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:环境---[huán jìng]---Mjedis

Konferenca e tretë të mjedisit e OKB-së filloi punimet të hënën në kryeqytetin e Kenias, Nairobi me temë kryesore "Për një planet të pastër".

Diskutimet në këtë konferencë do të fokusohen kryesisht tek arritja e një marrëveshjeje për përballimin e sfidave të mjedisit. Përpjekjet e kompanive kineze për të mbrojtur mjedisin kanë tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve.

Në këtë takim marrin pjesë mbi 4000 të ftuar. Konferenca e kësaj here drejtohet nga ministri i Mjedisit i Kosta Rikës Edgar Gutiérrez.

Në fjalën e hapjes Gutiérrez tha se objektivi i përbashkët i të gjithë planetit është ulja e nivelit të ndotjes, ndërsa bëri thirrje për marrjen e masave të fuqishme për pastrimin e Tokës dhe garantimin e një jete më të mirë.

Gjatë takimit po zhvillohen edhe nënforume tematike si dhe u mbajt Ekspozita e risisë të vazhdueshme". Në të marrin pjesë kompanitë kineze "Weibo", Shoqata Ekonologjike Alxa, Ant Financial Service e grupit Alibaba etj.

Nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së dhe kreu i Programit të Mjedisit, Erik Soelhem, vizitoi ekspozitën e risive teknologjike dhe nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit strategjik me kompaninë e internetit "Weibo". Të dy palët angazhohen për të ndërgjegjësuar më shumë publikun për çështjet e mjedisit.

E themeluar në vitin 2004, Shoqata Ekonologjike Alxa është organizata më e madhe e kompanive mjedisore të Kinës me gjithsej 760 anëtarë dhe 14 qendra për projektet e kontrollit të shkretëtirëzimit, mbrojtjes së jetës ujore si dhe florës e faunës dhe parandalimin e kontrollin e ndotjes.

Mrekulli
Lajmet Kryesore