Presidenti Xi prezanton rrugën e zhvillimit të Kinës dhe qëndrimin mbi çështjen e qeverisjes globale

2017-12-01 17:15:22 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:领袖---[lǐng xiù]---Udhëheqës

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të enjten me udhëheqës dhe ish-udhëheqës të vendeve dhe të organizatave të ndryshme ndërkombëtare, të cilët ndodhen në Pekin për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar "Imperial Springs". Presidenti kinez i njohu të pranishmit me rrugën e zhvillimit të Kinës dhe me qëndrimin e parimet e Kinës përsa i përket qeverisjes globale.

Xi theksoi që, si një vend me popullsi prej më shumë se 1.3 miliard banorësh, realizimi i zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë nga Kina përbën kontribut për të ardhmen e përbashkët të njerëzimit. Kina do të vazhdojë me vendosmëri rrugën e saj të zhvillimit paqësor, do të këmbëngulë në politikën e hapjes ndaj botës së jashtme, do të marrë pjesë në qeverisjen globale në mënyrë më aktive, si edhe do të japë kontribut më të madh për zhvillimin e përparimin e botës, shtoi Xi.

Ish-presidentja e Letonisë Vaira Vike-Freiberga u shpreh se udhëheqësit e botës vijnë në Kinë për të mësuar më shumë lidhur me qëndrimet dhe projektet e Kinës.

Duke folur për rrugën e zhvillimit të Kinës, sidomos strategjitë e zhvillimit pas Kongresit të 19-të të Partisë Komuniste të Kinës, presidenti i Kinës Xi Jinping tha:

"Kongresi i 19-të i Partisë Komuniste të Kinës ka hartuar planet në mënyrë të gjithanshme, në fushën e ndërtimit të ekonomisë, të politikës, kulturës, të shoqërisë dhe të qytetërimit ekologjik. Propozojmë vazhdimësinë e konceptin e zhvillimit: populli është në qendër, të zbatojmë deri në fund konceptin e ri të zhvillimit, që karakterizohet me novacion, harmoni, gjelbërim, hapje dhe përfitim të përbashkët. Me anë të reformës së gjithanshme, të nxisim kreativitetin e shoqërisë, i cili do të aktivizojë më shumë dinamikën. Hapja me jashtë do të jetë në nivel më të lartë. Synojnë të arrijmë strukturën e re të hapjes së gjithanshme. Objektivi ynë është madhështor, por i thjeshtë, sepse në thelb ka parimin që rritjes së standardit të jetesës së popullit. Kam besim të plotë në realizimin e objektivit tonë."

Presidenti i Kinës Xi Jinping tha se diplomacia kineze në epokën e re synon të nxisë ndërtimin e një lloji të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe krijimin e një komuniteti me të ardhme të përbashkët. Kreu i Shtetit i Kinës theksoi se një lloj i ri i marrëdhënieve ndërkombëtare nënkupton që vendet duhet të mbështesin respektin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin fitimprurës reciprok. Xi Jinping shtoi se rruga e zhvillimit të socializmit me karakteristika kineze është zgjedhja e historisë dhe e njerëzve.

Forumi Ndërkombëtar "Imperial Springs" u krijua në 2014 dhe mbahet çdo vit. Në këtë marrin pjesë funksionarë dhe ish-funksionarë të lartë nga vendet dhe organizatat e ndryshme të botës, intelektualë, studiues, përfaqësues nga fusha e biznesit etj., për të diskutuar çështjet më të nxehta politike, ekonomike dhe kulturore. Forumi synon thellimin e njohjes dhe konsensusit mes palëve, për nxitjen e bashkëpunimit rajonal e botëror. Tema e sivjetshme e Forumit është "Qeverisja globale dhe qëndrimi i Kinës". (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore