Sistemi satelitor i lundrimit "Beidou" do të përfshijë gjithë globin

2017-11-06 17:30:19 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 卫星---[wèi xīng]---Satelit

Kina lëshoi me sukses të dielën dy satelitët e parë të lundrimit hapësinor "Beidou 3" me raketën bartëse "Marshimi i Madh 3B" në qendrën e lëshimit Xichang të Kinës Jugperëndimore. Kështu sistemi satelitor i lundrimit "Beidou" hyri në epokën e re të shërbimit global.

Mësohet se ky është lëshimi i parë i satelitëve për rrjetin global "Beidou3". Kryeprojektuesi i sistemit satelitor të lundrimit Yang Changfeng tha:

"Kjo shënon përhapjen e gjithanshme të aplikimit dhe të zhvillimit të sistemit satelitor Beidou dhe hapi një faqe të re të bashkëpunimit ndërkombëtar, prandaj ka rëndësi shumë të madhe."

Sistemi satelitor i lundrimit hapësinor "Beidou" është instalim i rëndësishëm hapësinor i Kinës. Projekti "Beidou3" nisi në vitin 2009 dhe në bazë të ndërtimeve 8-vjeçare me bashkërendimin e shumë njësive përkatëse, Kina pati përparimin e gjithanshëm në teknologjinë kyçe, duke kryer konfirmimin nga toka, përcaktimin e gjendjes së satelitëve dhe veçanërisht në vitet 2015-2016 lëshoi me sukses 5 satelitë të lundrimit të brezit të ri.

Kryeprojektuesi Yang Changfeng tha: "Nga satelitët grupor 'Beidou1' e 'Beidou2' deri sot 'Beidou3', nga procesi i zhvillimit të sistemit satelitor të lundrimit 'Beidou' pasqyron përsosjen dhe zhvillimin teknologjik. Kina ka krijuar modelin e vet të zhvillimit të lundrimit satelitor, duke marrë si shembull përvojën e vendeve të tjera."

Pas këtij lëshimi, Kina do të nisë dhe një raund të ri të lëshimit në masë të satelitëve "Beidou". Deri në fund të vitit 2018, do të lëshohen gjithsej 18 satelitë për sistemin "Beidou3", që të përfshijë vendet përgjatë "Një brez, një rrugë". Deri në vitin 2020, do të lëshohen gjithsej mbi 30 satelitë për këtë sistem, që të realizohet shërbimi global. Duke folur për planin e zhvillimit të ardhshëm të sistemit "Beidou", kryeprojektuesi Yang Chengfeng shprehu besim të plotë. Ai bëri të ditur se në bazë të sistemit satelitor të lundrimit "Beidou3", Kina do të krijojë edhe sistemi kombëtar kompleks të lundrimit, pozicionimit dhe të shërbimit të kohës (PNT).

"Këtu ka disa pika kyçe: së pari, në bazë të sistemit satelitor të lundrimit 'Beidou3', së dyti kompleksi ajror e tokësor. PNT-ja është një sistem tërësor që përfshin hapësirat ajrore, tokësore, nënujore dhe të brendshme, që do të thotë mund të përdoret kudo për lundrim, pa përjashtim. Pas përfundimit të këtij sistemit PNT, Kina do të bëjë progres të dukshëm në shërbimin e informacionit hapësinor e kohor, për të përmbushur kërkesat e sigurisë dhe ekonomisë kombëtare si dhe t'u ofrojë shërbime më cilësore përdoruesve në mbarë globin." (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore