Kina, tjetër hap para në lutën kundër varfërisë

2017-11-02 16:31:52 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 贫困---[pín kùn]---Varfëri

Kina shënon një tjetër hap në luftën e saj kundër varfërisë dhe heq nga lista 28 konte. Zyra e Ndihmës ndaj të Varfërve pranë Këshillit të Shtetit njoftoi të mërkurën gjendjen e kontrollit dhe të vlerësimit. Kjo është hera e parë që lista shkurtohet me në këtë masë në rreth 30 vitet e fundit.

Në prillin e kaluar, Kina publikoi orientimet për daljen varfëria. Një konte mund të hiqet nga lista nëse nën 2 për qind e popullsisë së saj jeton nën kufirin e varfërisë, ku të ardhurat vjetore për banor janë 2,300 juanë ose 340 dollarë amerikanë me statistikat e vitit 2010.

Xia Gengsheng nga Këshilli i Shtetit, tha se në bazën e standardit të vitit 2016, 28 konte që do të dalin nga varfëria në 9 provinca: Hebei, Jiangxi, Chongqing, Sichuan, Guizhou, Rajoni Autonom i Tibetit dhe Rajoni Autonom i Xinjiang-ut.

Xia theksoi se kjo është hera e parë që prej vitit 1986 që një numër kaq i madh njësish administrative hiqen nga lista e varfërisë.

Zyrtari shprehu besim për përmbushjen e objektivit të nxjerrës nga varfëria të të gjithë popullsisë para vitit 2020.

Nga viti 2016, grupi i punës kundër varfërisë pranë Këshillit të Shtetit të Kinës ka ndihmuar me plane vjetore çdo provincë. Në vitin 2017, afro 100 konte kanë aplikuar për rivlerësim. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore