Shpejtësia e trenit Fuxing arrin në 350 kilometra në orë

2017-09-22 17:23:48 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:高铁---[gāo tiě]---Hekurudhë e shpejtësisë së lartë

Që nga 21 shtatori, treni kinez i shpejtësisë së lartë Fuxing filloi lëvizjen me një shpejtësi prej 350 kilometrash në orë në linjën hekurudhore Pekin-Shangai. Si rrjedhim, koha e udhëtimit nga Pekini deri në Shangai me tren do të pakësohet në 4 e 30 minuta nga mbi 5 orë që ishte më parë. Kina është bërë tani vendi me shpejtësinë më të lartë të lëvizjes së trenave të pasagjerëve në botë.

Më parë, shpejtësia më e lartë e trenit arrinte në 300 kilometra në orë. Tani në hekurudhën e shpejtësisë së lartë të linjës Pekin-Shangai do të udhëtojnë çdo për ditë mbi 400 trena, ndër të cilat 7 prej tyre do të janë të modelit Fuxing, që është projektuar dhe prodhuar në mënyrë të pavarur nga Kina.

Kryeinxhinieri i Institutit të Kërkimeve Hekurudhore të Kinës, Zhao Hongwei, thotë se shpejtësia prej 350 kilometrash në orë jo vetëm mund të shkurtojë kohën e udhëtimit, por edhe mund të grumbullojë më shumë përvojë për të hedhur bazën e zhvillimit të ardhshëm të hekurudhës me shpejtësi të lartë të Kinës.

Vlen të thuhet se pas rritjes së shpejtësisë, Kina është bërë vendi me shpejtësinë më të lartë në udhëtimin tregtar të trenave në botë. Lidhur me këtë, zv./drejtori i drejtorisë së transportit pranë Kompanisë së Përgjithshme Hekurudhore të Kinës, Huang Xin tregon se si përparësitë teknologjike do të ndihmojnë rritjen e eksportit të trenit:

"Hekurudha me shpejtësi të lartë e Kinës ka krijuar një standard të ri të shpejtësisë në orë për hekurudhën botërore. Kjo do të hedhë një bazë të fortë për eksportin e teknologjisë së hekurudhës me shpejtësi të lartë të Kinës jashtë vendit."

Siguria e hekurudhës me shpejtësi të lartë është një pikë e fortë dhe kryeinxhinieri Zhao Hongwei, thotë se mund të garantohet siguria e hekurudhës me shpejtësi të lartë Pekin- Shangai dhe e linjave të tjera të Kinës:

"Në kohën e fillimit të ndërtimit të hekurudhës me shpejtësi të lartë Pekin-Shangai, shpejtësia në orë u projektua në 350 kilometra, kjo është një linjë me gjatësi më të madhe dhe me nivelin më të përparuar teknik. Njëkohësisht kemi forcuar standardet teknike në anën e kontrollit të trenit, furnizimit me energji elektrike, infrastrukturës etj., duke ngritur nivelin e administrimit, prandaj mund të garantohet siguria e udhëtimit të trenit me shpejtësi të lartë," thotë ai. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore