Negociatat i raundit të 3-të për "Brexit", pa rezultat

2017-09-01 17:05:11 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:谈判---[tán pàn]---Negociatë

Negociatat i raundit të 3-të për "Brexit" përfunduan të enjten pa rezultat. Negociatori i BE-së për shkëputjen e Britanisë nga Unioni Michel Barnier tha në konferencën e shtypit se, të dyja palët nuk arritën të shënonin progres vendimtar në temat kryesore. Kurse negociatori britanik David Davis tha se BE-ja duhet të jetë më praktike dhe më elastike në bisedime.

Barnier shprehu shqetësimin nëse do të mund të arrihet një marrëveshje midis dy palëve, para 28 marsit të vitit 2019.

Ai tha se, "sipas procesit të tanishëm, nuk kemi progres të mjaftueshëm, për t'i paraqitur propozime Këshillit të Europës mbi të ardhmen midis BE-së dhe të Britanisë. Në vitin 2018 ne do të përcaktojmë marrëveshjen e Brexitit për të gjithë vitin."

Gjthashtu Barnier pranoi se BE-ja dhe Britania kanë diferenca të mëdha për çeshtjet kryesore, si mbrojtjen e të drejtave të shtetasve, "tarifën e ndarjes" etj. Ai tha se, "në korrik qeveria britanike pranoi se pas "Brexit" Britania do të ketë ende detyrime financiare ndaj BE-së, por në bisedimet e kësaj jave, pala britanike u shpreh se detyrimi i saj i vetëm përfshin pagesën e fundit të buxhetit të BE-së para "Brexit-it".

Banier sqaron se ky problem ndodh për shkak se 28 vendet anëtare të BE-së, përfshirë Britaninë, kanë planin e kredisë afatgjatë lidhur me ndihmën për Ukrainën, Afrikën, rajonin e Karaibeve. Ai theksoi se, faza e parë e bisedimeve të "Brexit" lidhet me ndërtimin e besimit reciprok, por tani janë shfaque shumë pasiguri dhe palët e kanë të vështirë të arrijnë këtë besim.

Nga ana e tij negociatori britanik për "Brexit" David Davis i cilësoi bisedimet e këtij raundi si të vëshitira, por të dyja palët kanë arritur "disa progrese konkrete", që janë " shumë konvergjente" lidhur me çështjen e kufijve të Irlandës. Përsa i përket "tarifës së ndarjes", Davis tha se , pala britanike ka për detyrë të mbrojë interesin e taksapaguesve të vendit.

Sipas tij "kryeministrja May duke folur para negociatave për Brexit-in ka thënë se vendi do të zbatojë detyrimet ndërkombëtare, por ato duhet tu përmbahen rregullave dhe të jenë reale. Ndoshta ato nuk janë të ligjshme dhe ne ndonjëherë i pranojmë thjesht si çeshtje morale", theksoi Davis.

Mrekulli
Lajmet Kryesore