Australi, "Strategjia kombëtare" për sigurimin e zonave të populluara

2017-08-21 17:43:43 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:战略---[zhàn luè]---Strategji

Sulmi terrorist kohët e fundit në Barcelonë ka alarmuar vendet e botës. Si një nga vendet perëndimore që ndodhet përpara kërcënimeve serioze terroriste, Australia ka marrë masa për parandalimin dhe goditjen e veprimeve terroriste. Të dielën, qeveria autraliane publikoi "Strategjinë kombëtare" për sigurimin e zonave të populluara, i pari dokument për përballimin e kërcënimeve terroriste potenciale në terren.

Kjo "Strategji kombëtare" filloi të hartohej pas sulmit terrorist në Nice të Francës, vitin e kaluar dhe u formua në bazë të debateve që zgjatën mbi një vit. Pas sulmit terrorist më 17 gusht në Barcelonë, qeveria australiane vendosi ta publikojë . Kryeministri Malcolm Turnbull tha se në kohën e sotme kur kërcënimet terroriste kanë ndryshuar format, qeveria duhet t'i përballojë dhe para parandalojë ato.

"Kjo është pjesë e planit tonë përball kërcënimeve terroriste në mënyrë të vazhdueshme, që të përmirësojmë e përsosim masat e për të garantuar sigurinë e australianëve. Krenohem për sistemet tona policore, të sigurisë dhe të inteligjencës si dhe forcat e mbrojtjes, që janë më të fuqishme në botë. Por njëkohësisht jemi të ndërgjegjshëm që kërcënimet terroriste janë në ndryshim e sipër dhe duhet të përsosim pandërprerë masat ekzistuese për të garantuar sigurinë publike."

"Strategjia kombëtare" e publikuar ditët e fundit nga autoritetet australiane funksionon si një manual për publikun për parandalimin dhe përballimin e kërcënimeve terroriste. Në këtë dokument theksohet pronarët apo menaxherët e zonave të populluara duhet ta vënë në plan të parë sigurinë dhe të përjashtojnë të metat e sigurisë me ndihmën e qeverisë dhe të policisë dhe të hartojnë masa ndaj sulmeve të mundshme terroriste. Në këtë "manual" demonstrohen hollësisht masat përballuese kundrejt sulmeve nga automjete, armë bomba artizanale, me thikë dhe me materiale kimike dhe i kërkohet stafit të sigurisë të bëjë stërvitje të rregullta. Kundrejt sulmeve nga automjetet, të ndodhura shpesh kohët e fundit, qeveria propozon që në zonat e populluara duhet të vendosen pengesa për të bllokuar automjetet nga turma.

Australia ka vigjilencënë nivelin më të lartë, që do të thotë se ekziston mundësia e sulmeve terroriste. Në fund të muajit të kaluar, policia e Sidnejit parandaloi një sulmin terrorist kundrejt një avioni civil. Për të përballuar situatën më serioze të luftës antiterroriste, autoritetet australiane publikuan kohët e fundit edhe një sërë masash të reja, përfshirë rishikimin e ligjit për më shumë pjesëmarrje të ushtrisë në veprimet antiterroriste si dhe krijimin e një institucioni të ri për kontrollimin e sigurisë të mbarë vendit. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore