Ministria e Mbrojtjes e Kinës kundërshtoi me vendosmëri "Librin e Bardhë të Mbrojtjes" të Japonisë

2017-08-09 15:55:32 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:停止---[tíng zhǐ]---Ndalim

Më 8 shtator, Ministria e Mbrojtjes e Japonisë publikoi "Librin e Bardhë të Mbrojtjes" të vitit 2017, ku hidhen akuza ndaj ushtrisë kineze, nëpërmjet të cilave bëhen përpjekje për manipulimin e komunitetit ndërkombëtar. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës Wu Qian në një deklaratë për mediat tha se pala kineze i kundërshton me forcë pretendimet në Librin e Bardhë, të qeverisë japoneze .

Në këtë dokument flitet për "rrezikun e kërcënimeve kineze" në lidhje me sigurinë detare dhe përkrahet politika e qeverisë së kryeministrit Shinzo Abe në fushën e mbrojtjes. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës Wu Qian u shpreh

"Pala japoneze hodhi akuza se Kina përpiqet të ndryshojë statusquo-në aktuale në Detin e Kinës Lindore dhe Detin e Kinës Jugore sipas nevojave të saj. Në fakt, pala japoneze po ndryshon gjendjen aktuale dhe shkakton shqetësime në radhët e komunitetit ndërkombëtar. Siç e dimë të gjithë, Japonia miratoi së fundmi ligjin për sigurisë, madje u përpoq të bënte ndryshime kushtetuese për këtë. Japonia gjithashtu ka shtuar forcat ushtarake dhe ka kryer dislokime të trupave. Duke qenë një vend jashtë rajonit, Japonia ndërhyn në çështjen e Detit të Kinës Jugore. A nuk dëmtojnë politikat e mbrojtjes së Japonisë paqen dhe stabilitetin rajonal, duke ngjallur shqetësime në komunitetin ndërkombëtar?" u shpreh zëdhënësi Wu

Sipas zëdhënësit Wu Qian akuzat e palës japoneze kanë për qëllim tërheqjen e vëmendjes së komunitetit ndërkombëtar.

" Japonia përhap 'gënjeshtra të pabaza ", ndërsa akuzon politikat e mbrojtjes së Kinës si jotransparente. Kina ndjek me vendosmëri politikën e mbrojtjes dhe po zgjeron shkëmbimet ushtarake, duke marrë pjesë gjerësisht në misionet e paqeruajtjes, të shoqërimit të anijeve dhe në operacionet humanitare. Përse pala japoneze nuk flet për këto fakte? Përse përsërit pandërprerë mashtrime ndaj komunitetit ndërkombëtar? Çfarë qëllimesh fshihen pas këtyre mashtrimeve ? " theksoi zëdhënësi.

Në deklaratën e tij për mediet, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës ritheksoi se ishulli "Diaoyu" dhe ishujt rreth atij i përkasin territorit kinez.

"Pala japoneze pretendon se anijet kineze shkelin shpesh ujrat territoriale të Japonisë, por duhet ritheksuar se ishulli 'Diaoyu' dhe ishujt rreth atij i përkasin territorit kinez. Ekzistojnë dokumentehistorike dhe ligjore për këtë fakt. Aktivitetet e ligjshme të palës kineze në territorin e vet detar do të zhvillohen në mënyrë normale."

Wu Qian tha se pala kinez i bën thirrje autoriteteve japoneze të rishikojnë historinë dhe të respektojnë faktet, të ndalin akuzat ndaj Kinës, si dhe manipulimin e komunitetit ndërkombëtar, nënvizoi zëdhënësi Wu Qian.

Mrekulli
Lajmet Kryesore