Kina shpejton ristrukturimin e ndërmarrjeve qendrore shtetërore

2017-07-27 17:18:11 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:企业---[qǐ yè]---Ndërmarrje

Këshilli i Shtetit i Kinës publikoi së fundi "Projektin e ristrukturimit të ndërmarrjeve qendrore shtetërore në sistemin e korporatës". Sipas këtij projekti, para fundit të vitit 2017, përveç ndërmarrjeve qendrore financiare e kulturore, të gjitha ndërmarrjet qendrore nën administrimin e Komisionit të Mbikëqyrjes e të Administrimit të Pasurive Shtetërore duhet të mbarojnë ristrukturimin në sistemin e korporatës me qëllim që të formohet një sistem efikas i funksionimit sipas parimeve të tregut.

Sistemi i korporatës është sistemi i efektshëm organizativ për ndërmarrjet moderne, ndaj dhe vitet e fundit, Komisioni i Mbikëqyrjes e i Administrimit të Pasurive Shtetërore ka nxitur aktivisht ristrukturimin e ndërmarrjeve shtetërore duke i nxitur ato të organizohen sipas sistemit korporativ. Deri në fund të vitit të kaluar, mbi 92% e ndërmarrjeve qendrore nën administrimin e këtij komisioni kanë filluar reformën e ristrukturimit.

Ristrukturimi i ndërmarrjeve në sistemin e korporatës ka rëndësi të madhe për thellimin e reformës, ndërtimin e një sistemi modern ndërmarrjesh shtetërore dhe shndërrimin e sistemit të administrimit të tyre.

Duke folur për projektin e ristrukturimit, zv./sekretari i përgjithshëm i Komisionit të Mbikëqyrjes e të Administrimit të Pasurive Shtetërore Peng Huagang shpjegon se pse qeveria kërkon organizimin korporativ për ndërmarrjet shtetërore:

"Ne po nxitim sistemin e pronësisë së përzier, nxjerrjen e aksioneve në treg, shumëllojshmërinë e të drejtave të aksioneve etj., dhe kushti paraprak i këtyre reformave është organizimi sipas sistemit korporativ."

Peng shtoi se për ndërmarrjet e administruara keq, duhet të shpejtohen hapat e rigrupimit ose të mbylljes.

Tani ndër ndërmarrjet qendrore, rreth 70% prej tyre janë me pronësi të plotë popullore. Në krahasim me ristrukturimin në degët e ndërmarrjeve qendrore, procesi i reformës në këto ndërmarrje ka qenë pak ngadalë.

Kreu i zyrës së ndërmarrjeve të Institutit së Studimeve të Makroekonomisë pranë Komisionit Shtetëror të Zhvillimit e Reformës Liu Quanhong, thekson nevojën për ristrukturimin në nivelin e grupit:

"Zhvillimi i reformës vetëm në nivelin e degëve të ndërmarrjeve nuk do t'ia arrijë qëllimit. Ristrukturimi në nivelin e grupit do të jetë më efikas." (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore