Kina-Rusia, manovra të përbashkëta në Detin Baltik

2017-07-24 16:55:58 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:军演---[jūn yǎn]---Manovra

Manovrat ushtarake Kinë-Rusi "Bashkimi Detar 2017" vijuan të dielën me përcaktimet e hollësive mbi hartë. Paraditen e së dielës, komandantët e të dyja palëve raportuan në komandën e përbashkët projektet e zhvillimit manovrave dhe grupet komanduese diskutuan mbi hartë për detajet dhe problemet për t'u përgatitur për manovrat e ardhshme në det.

Zv./kryekomandanti i palës kineze dhe zv./shefi i Drejtorisë Luftarake të Shtabit të Flotës "Deti i Kinës Jugore" të Forcave Detare të Kinës, Lin Long, u shpreh se nëpërmjet stërvitjes mbi hartë, ushtritë e të dyja vendeve mund të thellojnë konsensusin, duke forcuar më mirë bashkëpunim.

"Stërvitjet përgatitore mbi hartë synojnë tre qëllime që përkatësisht janë: garantimi i sigurisë së ushtarëve gjatë veprimit, forcimi i njohjes reciproke dhe hedhje e bazës shëndoshë për manovrat e ardhshme ushtarake Kinë-Rusi në një nivel më të lartë", tha z. Lin.

Stërvitjet mbi hartë janë një hap i domosdoshëm para nisjes së manovrave ushtarake. Ato zhvillohen duke simuluar situatën reale dhe mund t'i ndihmojnë komandantët pjesëmarrës të zbulojnë problemet dhe të shmangin rreziqet e mundshme.

Zv./komandanti Lin shtoi se gjatë stërvitjes përgatitore mbi hartë, mund të gjenden faktorë rrezikprurës që mund të shkaktojnë disa projekte të parapërpiluara.

"Për shembull, gjatë përcaktimit të objektivave, anijet vepruese mund të ndodhen në rrezen e zjarrit të artilerisë. Kështu që duhet të ndryshojmë projektin në kohë", thotë zv./kryekomandanti kinez i manovrave.

Sipas z. Wang Xiaoyong, zv./komandant i repartit të destrojerëve, stërvitjet mbi hartë kanë pasur rezultate efikase, nëpërmjet të cilave, të dyja palët kanë zhvilluar bashkëpunim të mirë dhe kanë zgjidhur shumë probleme.

"Dy grupe komanduese kanë njohur dhe studiuar planet, kanë qartësuar detajet dhe kanë krijuar një kanal të mirë kontakti, duke hedhur një bazë shëndoshë për zhvillimin e manovrave në ujërat detare," tha Wang.  

Siç mësohet, manovrat ushtarake Kinë-Rusi "Bashkimi Detar 2017" do të zgjasin nga 25 deri më 27 korrik në ujërat juglindore të Detit Baltik. Ushtritë e dy vendeve do të marrin pjesë në veprimet e përbashkëta detare dhe stërvitjet kundër nëndetëseve, kundër ajrore dhe kundër anijeve. Tema e manovrave ushtarake Kinë-Rusi është shpëtimi dhe mbrojtja e përbashkët e aktiviteteve ekonomike në ujërat detare.

Manovrat synojnë të konsolidojnë partneritetin e gjithanshëm strategjik Kinë-Rusi, thellimin e bashkëpunimit ushtarak, përmirësimin e aftësisë së dy ushtrive në përballimin e kërcënimeve ndaj sigurisë në det dhe ngritjen e nivelit të bashkëkomandimit dypalësh.

Mrekulli
Lajmet Kryesore