Hong Kong, fryma kombëtare në arsim nxit patriotizmin te brezi i ri

2017-06-21 20:26:58 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:教育---[jiāo yù]---Arsim

Hong Kong ka nivel të përparuar ndërkombëtar në fushën e mësimdhënies. Pas kthimit nën sovranitetin e Kinës në vitin 1997, Hong Kongu filloi të zbatojë sistemin e arsimit 12-vjeçar falas. Por pavarësisht përparimeve të bëra, fryma kombëtare në arsim mbetet ende e dobët.

Kreu i Këshillit të Ndihmës së Shkollave Fillore të Hong Kongut, Lai Ziwen, thotë se rajoni duhet të zhvillojë një sistem arsimor kombëtar për të nxitur identitetin kombëtar kinez te nxënësit dhe nxitur patriotizmin. Sipas tij, gjatë sundimit kolonial mungonte fryma kombëtare në sistemin arsimor të Hong Kongut dhe u bënë përpjekjeje për ta zhdukur patriotizmin.

Pas kthimit të Hong Kongut nën sovranitetin e Kinës, fryma kombëtare nuk duhet t'i mungojë sistemit arsimor:

"Ne shpresojmë se brezi i ri i hongkongasve do të ketë më shumë njohuri mbi atdheun e tyre dhe ndjenjën e përkatësisë kombëtare. Jemi kinezë dhe nuk duhet ta harrojmë këtë identitet."

Në shkollën e tij, Lai Ziwen këmbëngul te edukimi i frymës kombëtare. Njëkohësisht ai shpreson se edhe shkollat e tjera fillore të Hong Kongut do të forcojnë arsimimin në këtë drejtim:

"Çdo vit do të organizojmë dy ose tri herë vizita të nxënësve në pjesën kontinentale të Kinës me qëllim që ata ta shohin me sy zhvillimin e atdheut."

Sipas Lai Ziwenit, krahas vizitës së nxënësve të Hong Kongut në pjesën kontinentale për të parë zhvillimin e vendit, sistemi arsimor i Hong Kongut nuk mund të refuzojë përvojën arsimore të pjesës kontinentale dhe dy palët mund të mësojnë nga njëra tjetra:

"Një epërsi e madhe në sistemin arsimor të Hong Kongut është liria. Kurse në pjesën e brendshme, arsimi bazë është shumë i zhvilluar. Mendoj se ne mund të mësojmë nga njëri tjetri për të nxitur bashkërisht zhvillimin e arsimit." (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore