Kina do të zgjerojë sektorin e shërbimeve

2017-06-16 19:28:58 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:服务业---[fú wù yè]---Shërbim

Ditët e fundit, zyrtarët kinezë hartuan planin për nxitjen e zhvillimit në sektorin e shërbimeve. Më 15 qershor, zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës Meng Wei u shpreh se Kina do të ndërmarrë një sërë masash si reforma e inovacioni, zgjerimi i hapjes etj, për të ngritur nivelin e tregtimit dhe ndërkombëtarizimit, duke formuar funksionet e reja të ekonomisë së shërbimeve. Sipas planit, deri në vitin 2025, sektori i shërbimeve në Kinë pritet të zerë 60% të GDP-së, duke marrë zyrtarisht statusin drejtues të ekonomisë kineze.

Deri tani,GDP-ja për person i kalon 8000 dollarë. Sipas përvojës ndërkombëtare, Kina ka hyrë në një etapë të rëndësishme, në atë të zhvillimit të mëtejshëm të sektorit të shërbimeve.

Zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës Kinez Meng Wei u shpreh:

"Në vitin 2016, tatimi mbi vlerën e shtuar në sektorin e shërbimeve zuri 51.6% të GDP-së, duke dhënë një kontribut prej 58.2% në rritjen ekonomike. Ndërmarrjet e reja të regjistruara në sektorin e shërbimeve zënë 81%. Kjo sektori është një forcë aktive në mbështetjen e qëndrueshmërisë ekonomike, nisjen e sipërmarrjeve të reja dhe vazhdon të ofrojë vende të reja pune."

Por, përqindja e TVSH-së në sektorin kinez të shërbimeve në GDP është më e ulët se 57%, që është niveli mesatar i vendeve me të ardhura mesatar. Në vendet e zhvilluara, kjo përqindje mund të arrijë në 74%, 20 pikë më shumë se përqindja e Kinës.

Aktualisht Kina ka mangësi në mbështetjen e sektorit të shërbimeve industriale, arritje jo të mira të sektorit të shërbimeve publike. Sektori i shërbimeve në Kinë ka një nivel më të dobët në bashkëpunimin ndërkombëtar.

Për këtë qëllim, autoritetet kineze hartuan "Planin e Zhvillimit për Inovacionin në sektorin e shërbimeve në periudhën 2017-2025", ku thuhet se do të nxitet rritja dhe modernizimi i sektorit të shërbimeve dhe prodhimeve kineze. Deri në vitin 2025, sektori i shërbimeve në Kinë pritet të ofrojë 55% të vendeve të punës.

Në këtë dokument, vihet në dukje se Kina do të zbatojë një sërë planesh veprimi dhe projektesh, me qëllim zgjidhjen e problemeve në sektorin e shërbimeve. Për shembull, thellimi i reformës së ndërmarrjeve shtetërore dhe reformës së institucioneve shtetërore, nxitja e tregtimit të shërbimeve, zbatimi i standardeve më të larta të shërbimeve, ngritja e nivelit të shërbimeve etj.

Në vendet e zhvilluara janë hartuar plane afatgjata për zhvillimin e sektorit të shërbimeve, si "Strategjia shtetërore e Turizmit dhe Udhëtimeve" nga SHBA-ja, "Udhëzuesi i shpërndarjes ekonomike" nga BE-ja etj. Plani i Kinës fokusohet në pikat e dobëta të sektorit të shërbimeve dhe paraqit drejtimet e zhvillimit dhe detyrat e rëndësishme.

Në këtë plan parashikohet që deri në vitin 2025, në disa metropole të Kinës do të ketë sektorë të mëdhenj të ekonomisë së shërbimeve, ndërmarrjet ndërkombëtare dhe markat e njohura të shërbimeve do të kenë konkurrencë të madhe në tregtinë e shërbimeve, si dhe do të përmirësohet buxheti ndërkombëtar në fushën e shërbimeve.

Mrekulli
Lajmet Kryesore