Inovacioni nxit zhvillimin e bashkëpunimit kino-gjerman

2017-06-12 17:37:38 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:多元化---[duō yuán huà]---Shumëllojshmëri

Në vitin 2014, Kina dhe Gjermania publikuan bashkërisht Platformën eBashkëpunimit Kino-Gjerman me temën e inovacionit, ku paraqitet zhvillimi i marrëdhënieve të partneritetit në kornizën e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik. "Inovacioni" u bë fjala kyçe për bashkëpunimin kino-gjerman. Përveç kësaj, Kina dhe Gjermania kanë shënuar bashkëpunime të reja çdo vit. Kryetari i Institutit të Studimeve të Teknologjisë Inxhinierike, Dieter Spath shprehet se me thellimin e bashkëpunimit kino-gjerman në fushën e teknologjisë së inovacionit, të dy vendet po bashkëpunojnë në mënyrë të shumëllojshme dhe në shumë nivele.

Sipas treguesve të inovacionit global të vitit 2017, aftësia e inovacionit e Kinës renditet në vendin e 21-të në botë, por e para ndër vendet në zhvillim. Në vitin 2015, qeveria kineze publikoi Projektin e Zbatimit të Reformës së Mëtejshme të Sistemit të Teknologjisë, ku përcaktohen masat konkrete të reformës së sistemit të teknologjisë dhe inovacionit. Specialisti Dieter Spath e vlerëson këtë bashkëpunim.

Ai theksoi se Kina është jo vetëm "fabrika e botës", por në sfidën e saj të "gjendjes së re normale",i nevojitet inovacioni për ta përkrahur transformimin ekonomik, për të ngritur nivelin e industrisë së saj dhe për të marrë pjesë në zinxhirin e prodhimeve globale. Bashkëpunimi kino-gjerman është i shumëllojshëm dhe në nivele të ndryshme. Kina dhe Gjermania do të vazhdojnë zgjerimin e bashkëpunimit në sektorin e pajisjeve të teknologjisë së lartë, të kursimit të energjisë e mbrojtjes së mjedisit, të energjisë së re etj.

Kina është vendi më i madh i prodhimit dhe konsumit të energjisë, me aftësinë më të fortë të furnizimit të energjisë dhe teknologjisë energjitike. Por nga ana tjetër Kina përballet me sfida si rregullimi i thellë i strukturës energjitike botërore, konkurrenca e ashpër në teknologjinë energjitike, forcimi i ruajtjes së mjedisit dhe burimeve natyrore. Duke përballuar këto sfida, në sesionin e 5-të plenar të Komitetit të 18-të Qendror të Partisë Komuniste Kineze, është përcaktuar më tej ndërtimi i sistemit të energjisë moderne me konsumin me karbon tëulët, por me siguri të lartë. Dieter Spath nënvizon lidhur me këtë se bashkëpunimi kono-gjerman në fushën e inovacionit në sistemin e prodhimeve industriale dhe të energjisë, kanë perspektiva shumë të mëdha.

Sipas tij, ndërmarrjet e vogla janë forcë e rëndësishme për inovacionin dhe zhvillimin ekonomik gjerman dhe forcat kryesore për krijimin e vendeve të punës. Gjermania ka përvojë të pasur në këtë fushë. Ndërmarrjet private si Huawei, ZTE, Haier etj po nxitin inovacionet teknologjike. Sipas strategjisë së "Prodhimeve Kineze 2025", ndërmarrjet duhet të ndryshojnë metodat e prodhimit, duke nxitur inovacionin teknologjik. Qeveria kineze duhet të përkrahë zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla, të cilat mund të bëhen forca të rëndësishme të inovacionit. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore