Bashkimi kino-europian, zgjerohet 'torta e interesave të përbashkëta'

2017-05-31 09:42:08 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:欧盟---[ōu méng]---Bashkimi Europian

Takimi i 19-të u udhëheqësve të Kinës dhe të Bashkimit Europian do të zhvillohet në Bruksel më 2 qershor. Gjatë këtij samiti, kryeministri kinez Li Keqiang do të shkëmbejë mendime presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk dhe kreun e Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker.

Në axhendën e diskutimeve përfshihen marrëdhëniet kino-europiane, ato rajonale dhe probleme të tjera globale.

Kryetarja e delegacionit kinez në Bashkimin Europian, Yang Yanji, u tha gazetarëve se takimi vjetor i udhëheqësve kino-europianë është në favor të shtimit të njohjes dhe besimit reciprok dhe në favor të forcimit të bashkëpunimit të gjithanshëm. Ajo shtoi se bisedimet me palëve, do t'i shërbejnë zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, kontrollit të divergjencave në mënyrë konstruktive dhe shmangien e elementëve negativë mbi marrëdhëniet dypalëshe.

Ambasadorja Yang Yanji theksoi se që nga viti 2015 në takimin e 17-të të udhëheqësve kino-europianë u bë thirrje për lidhjen e strategjisë së zhvillimit të BE-së me nismën e bashkëpunimit "Një brez një rrugë".

"Kjo thirrje po zbatohet në praktikë, duke u sjellë përfitimeve popujve kino-europianë, si dhe po luan rol aktiv për ndërlidhjen dhe komunikim, si dhe zhvillimin e përbashkët të të dy kontinenteve," theksoi diplomatja.

Yang shtoi se kontradiktat janë të pashmangshme në marrëdhëniet kino-europiane.

"Kina dhe Europa ndajnë interesa të përbashkëta dhe padyshim kanë edhe divergjenca e kërkesa të ndryshme. Këto mosmarrëveshje ekzistojnë jo vetëm në politikë por edhe në sistemin shoqëror, modelin e zhvillimit, ideologjinë, ekonominë dhe tregtinë," tha Yang.

Diplomatja theksoi se Kina dhe Europa ndodhen aktualisht në fazën kyçe të thellimit të reformës dhe të rregullimit të strukturës dhe të dyja palët mund të gjejnë më shumë shanse bashkëpunimi dhe zhvillimi.

"Në kohën kur po hartohet 'Strategjia e Bashkëpunimit kino-europian 2020', të dyja palët duhet të zbulojnë më shumë potencial në fusha të ndryshme, duke përfshirë ndërtimin e infrastrukturës, telekomunikacionin, novacionin teknologjik, etj.," theksoi kryetarja e delegacionit kinez në Bashkimin Europian, Yang Yanji.

Mrekulli
Lajmet Kryesore