Kina: Standardet e vlerësimit të Moody's janë të paarsyeshëm

2017-05-25 16:51:13 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:评级---[píng jí]---Vlerësim

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Moody's uli me një shkallë vlerësimin sovran të Kinës në Aa3 nga A1. Ministria e Financave e Kinës e kundërshtoi dhe e quajti të papërshtatshëm vendimin e agjencisë ndërkombëtare, duke shtuar se Moody's ka mbivlerësuar vështirësitë me të cilat ndeshet ekonomia kineze, si dhe ka nënvlerësuar aftësinë e qeverisë kineze në për thellimin e reformës strukturore dhe zgjerimin e përgjithshëm të kërkesës.

Sipas parashikimit të Moody's, në të ardhmen rritja e ekonomisë së Kinës do të vazhdohet të ngadalësohet.

Sipas Huo Zhihui, zv./drejtorit të Kopanisë së Vlerësimit të Kredisë së Kinës, ulja e vlerësimit nga Moody's është i njëanshëm dhe nuk pasqyron realitetin ekonomik të vendit.

Në fakt, këtë vit ekonomia kineze ka ruajtur prirjen e mirë të zhvillimit të qëndrueshëm, një prirje që nisi nga gjashtëmujori i dytë i vitit të kaluar. Në tremujorin e parë të këtij viti GDP-ja e Kinës pati një rritje prej 6.9%, duke u shtuar 0.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rritja e treguesve kryesorë ekonomikë ishte më i mirë sesa parashikimi, ndërsa struktura ekonomike ndodhet në përmirësim të vazhdueshëm.

Ministria e Financave e Kinës theksoi se prirja e mirë e ekonomisë së vendit tregon plotësisht rezultatet që po jep hap pas hapi reforma e strukturës së krahun e ofertës. Me zbatimin e një sërë masave të rëndësishme, sidomos ato për ndërmarrjet shtetërore, tatimet, çmimet etj., ekonomia e Kinës pritet që të vazhdojë të ruajë prirjen e rritjes së qëndrueshme dhe të shpejtë.

Sipas statistikave, vitin e kaluar përqindja e borxhit të qeverisë kineze ishte 36.7%, më e ulët se linja e paralajmërimit e BE-së prej 60%. Ky nivel është edhe më i ulët se ai i vendeve kryesore të ekonomisë së tregut dhe të vendeve në zhvillim, ndërsa rreziku është plotësisht nën kontrollin. Por ndërkohë, agjencia Moody's ka parashikuar që në vitin 2018, përqindja e borxhit të drejtpërdrejtë të qeverisë kineze do të arrijë në 40% të GDP-së dhe në vitin 2020 në 45%.

Ministria e Financave tha se në të ardhmen, me nxitjen e reformës strukturore në krahun e ofertës, marrja e borxhit nga qeveria do të kontrollohet më rreptë, ndërsa masa e borxhit të qeverisë do të ketë një rritje të arsyeshme dhe mbahet nën kontroll. Së bashku me rritjen e GDP-së së Kinës, të gjitha këto do të bëhen shtylla mbështetëse për parandalimin e një krize borxhi. Parashikohet se nga viti 2018 deri në vitin 2020 treguesit e rrezikut të borxhit të qeverisë kineze nuk do të kenë ndryshime të theksuara në krahasim me vitin 2016.

Nënkryetar i Shkollës së Ekonomisë i Universitetit Renmin të Kinës, profesor Zheng analizoi se agjencia Moody's ka nënvlerësuar rritjen ekonomike të Kinës. Ai theksoi se nuk është arsyeshme që agjencia të paragjykojë zhvillimin e ekonomisë së Kinës me lëshimin e borxheve. Profesor Zheng sugjeron që agjencia Moody's të marrë në kuadrin e analizës së saj edhe reformën strukturore në krahun e ofertës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore