Kina nxit reformën e sektorit të gazit natyror dhe të naftës

2017-05-22 18:30:46 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:改革---[gǎi gé]---Reformë

Kina pritet të përmirësojë dhe të hapë më tej tregun e naftës dhe të gazit, duke i dhënë përparësi tregut, thekson një dokument i nxjerrë së fundi me propozime për thellimin e reformës në këtë fushë.

Propozimet përfshijnë sistemin e zhvillimit dhe të hapjes së tregun, inkurajimin e ndërmarrjeve t'i qasen sistemit të pronësisë së përzierë dhe të listohen në bursë. Ekspertët theksojnë se reforma në tregun e naftës dhe të gazit do të shtojë gjallëri në treg dhe do të nxitë konkurrencën.

Qeveria kineze ka lëshuar udhëzime së fundi për nxitjen e reformën në tregun e gazit natyror dhe të naftës, me qëllim zhvillimin e shëndoshë të sektorit.

Sipas Wang Jun, kreut të Qendrës Ndërkombëtare të Shkëmbimit të Informacionit, propozimi i reformës nga ana e qeverisë, vjen në kohën e duhur.

Sipas reformës së propozuar, pritet që të ketë ndryshime në tetë fusha kryesore, duke përfshirë përmirësimin dhe hapjen hap pas hapi të sistemit të zbulimit të gazit natyror dhe të naftës, formimin gradual të sistemit të zbulimit me ndërmarrjet e mëdha shtetërore në krye dhe me pjesëmarrjen e kapitalit shtetëror e privat. Gjithashtu parashikohet përmirësimi i sistemit administrativ të eksport-importit, krijimin e sistemit të kontrollit dhe të certifikimit të produkteve.

Përveç këtyre, përfshihen gjithashtu ndryshime në sistemin e menaxhimit të rrjetit të shpërndarjes, sistemin e çmimit të produkteve dhe thellimin e reformës së ndërmarrjeve shtetërore.

Sipas kreut të Qendrës së Studimit të Reformës së Ndërmarrjeve Shtetërore, Li Jin, ky propozim ka qartësuar çdo fazë të zhvillimit të fushës së gazit natyror dhe të naftës. Ai bëri thirrje për hapjen e tregut ndaj kapitalit privat dhe të huaj, si një masë për të parandaluar manipulimet. Ndryshimi i sistemit do të sjellë sipas Li, zhvillimin e sistemit të pronësisë së përzierë.

Vitet e fundit, disa korporata më të mëdha shtetërore kanë nxitur sistemin e pronësisë së përzierë të ndërmarrjeve. Ky lloj sistemi ndër të tjera rrëzon monopolet.

Në vitet e fundit, PetroChina, Sinopec, CNOOC dhe kompani të tjera të naftës dhe të gazit në pronësi të shtetit ndërmorën reforma në shkallë të ndryshme, duke shënuar disa përparime.

Mrekulli
Lajmet Kryesore