Xi Jinping, thirrje për thellimin e integrimeve ushtarako-civile

2017-03-13 14:54:10 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:融合---[róng hé]---Integrimi

Më 11 mars, presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për thellimin e integrimeve ushtarako-civile dhe theksoi risinë shkencore-teknologjike si masë kyçe për përmirësimin e mbrojtjes.

Duke folur para përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare Popullore në sesionin vjetor parlamentar në Pekin, presidenti Xi Jinping, që është sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe njëherësh kryetar i Komisionit Qendror të Ushtrisë theksoi se duhen përpjekje për një mbështetje më të madhe shkencore dhe teknologjike ndaj Ushtrisë Çlirimtare Popullore.

Qysh nga Kongresi i 18-të Kombëtar i Partisë Komuniste Kineze në vitin 2012 janë forcuar reformat në ushtri dhe në mbrojtjen kombëtare, si dhe është rritur lufta kundër korrupsionit.

Duke vënë në dukje ndryshimet e thella nga përparimi shkencor-teknologjik në mënyrën e jetesës por dhe zhvillimet ushtarake globale, Xi tha:"duhet të kemi një ndenjë përshpejtimi dhe të nxitim përparimin e veprimtarisë shkencore me vendosmëri."

Xi vuri në dukje se për forcimin e projektimit në nivelin t[ lartë dhe të planifikimit strategjik në promovimin e integrimit ushtarak-civil, duhet forcuar bashkëpunimi civilo-ushtarak.

Kreu i shtetit i bëri thirrje përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të shpejtojë tranzicionin për të rritur cilësinë dhe për të zbatuar intensivisht teknologjitë më të zhvilluara për zhvillimin e ushtrisë.

Teknologjitë civile duhet t'i shërbejnë në mënyrë të përshtatshme ushtrisë, teknologjitë e mbrojtjes duhet të përshtaten dhe të zbatohen për përdorimin civil, tha presidenti.

Ai u shpreh se duhet të shtohen përpjekjet për përmirësimin e sistemit të përgatitjes së kuadrove të ushtrisë, duke garantuar një numër të madh talentesh të nivelit të lartë në këtë fushë. Sipas tij, forcimi i cilësisë shkencore dhe teknologjike të oficerëve dhe të ushtarëve duhet të jetë një kërkesë themelore për Ushtrinë Çlirimtare Popullore.

Ai tha se Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës vendosi krijimin e një komisioni për integrimin ushtarako-civil, me qëllim forcimin e udhëheqjes së centralizuar dhe të unifikuar. Duhet të bëhen përpjekje për të hequr pengesat institucionale dhe për të hartuar politika të integrimit ushtarak dhe civil, theksoi presidenti Xi Jinping.

(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore