Kina merr masa për mbrojtjen e mjedisit

2017-03-10 15:17:39 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:环保---[huán bǎo]---Mbrojtja e mjedisit

Në konferencën e shtypit të zhvilluar gjatë sesionit vjetor të AKP-së 2017, Ministri i Mbrojtjes së Mjedisit i Kinës Chen Jining theksoi se këtë vit, ky dikaster do të forcojë zbatimin e ligjit për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës.

Chen Jining u shpreh që cilësia e ajrit ndikohet nga lëshimi i elementëve ndotës dhe gjendja meteorologjike. Nëse vlerësohet me standardin e zakonshëm ndërkombëtar, rregullimi i ajrit në Kinë është efikas dhe kryhet drejt.

"Në vitin 2016, dendësia mesatare e grimcave PM 2.5 në Pekin u ul me 18% në krahasim me 2013-n. Vitin e kaluar, dendësia PM2.5 në rajonet Pekin-Tianjin-Hebei, deltën e lumit Yangtze, deltën e lumit Zhujiang është ulur përkatësisht me 33%, 31.3% dhe 31.9% krahasuar me vitin 2013. Me uljen e dendësisë PM, numri i ditëve me cilësi të mirë të ajrit është në rritje dhe numri i ditëve me ndotje të rëndë të ajrit shënoi një rënie të dukshme," thotë Chen Jining.

Chen Jining pranon gjithashtu që ende ekzistojnë disa probleme në rregullimin e cilësisë së ajrit. Një problem kryesor është ndotje në kohën e ngrohjes në dimër. Lidhur me këtë, Ministria e Mjedisit do të shtojë inspektimet dhe analizat, për të trajtuar ndotjen në mënyrë shkencore.

"Vitet e fundit, kemi bërë hetime dhe analiza, duke gjetur shkakun e ndotjes së ajrit. Në krahina të ndryshme, ka shkaqe të ndryshme të ndotjes. Në disa krahina, ndotja ndryshon sipas stinës. Në të ardhmen, do të trajtojmë ndotjen në mënyrë më shkencore," thotë ministri Chen Jining.

Qysh nga 1 janari i vitit 2015, kur hyri në fuqi ligji i ri i mbrojtjes së mjedisit, rregullat janë në përmirësim të pandërprerë dhe zbatimi i ligjit është në forcim të vazhdueshëm. Tani në Kinë, po zbatohet ligji, por edne vërehen shkelje nga disa ndërmarrje. Lidhur me këtë, Chen Jining theksoi se Ministria e Mjedisit do të shtojë presionin ndaj tyre dhe do të veprojë me tolerancë zero ndaj veprimeve të paligjshme.

"Do ti kushtojmë rëndësi kontrollit dhe masave ndëshkuese. Do të forcojmë zbatimin e ligjit për mbrojtjen e mjedisit dhe do ta zbatojmë atë konkretisht," thotë Chen Jining, i cili bëri të ditur që tani po hartohet rregullorja e mbikëqyrjes për mbrojtjen e mjedisit.

(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore