2017-03-09 15:14:15 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Fjala kyçe:草案---[cǎo àn]---Projekt
Të mërkruën pasdite, u zhvillua mbledhja e 2-të e sesionit vjetor të AKP-së së 12-të të Kinës, ku u shqyrtua projektligji i kodit civil të Kinës. Vemendja e qeverisë në këtë projektligj është fokusuar në forcimin e garantimi të të drejtave të shtetasve të vendit. Kjo bazuar në mençurinë kineze dhe karakteristikat e Kinës.
Zv/kryetari i AKP-së Li Jianguo vuri në dukje se hartimi i Kodit Civil synon garantimin e interesave të shtetasve, përsos sistemin e ekonomisë socialiste të tregut dhe të sistemit ligjor socialist me karakteristika kineze.
"Ekonomia socialiste e tregut në thelb është ekonomia e ligjit. Përsosja e sistemit ligjor të ekonomisë socialiste të tregut siguron zhvillimin e shëndetshëm ekonomik. Hartimi i ligjit civil në vendin tonë është për të ofruar një rregullore bazë, me synim që të përmirësohet rendi i tregut, siguria e transaksioneve dhe zhvillimi i shëndetshëm i ekonomisë socialiste të tregut," thotë Li Jianguo.
Në epokën e teknologjisë së informacionit është me rëndësi të veçantë mbrojtja e të dhënave personale. Sipas këtij projektligji, të dhënat personale të personave fizikë mbrohen me ligj. Të gjitha organizatat dhe personat fizikë duhet të garantojnë sigurinë e të dhënave personale që disponojnë dhe nuk mund të përdorin, shesin, apo publikojnë të dhënat e të tjerëve në mënyrë të paligjshme.
Lidhur me të moshuarit, në këtë projektligj caktohet qartë detyrimi i të rriturve për mbështetjen e prindërve të tyre, përfshirë dhe të rriturit me aftësi të kufizuara në mbështetje përkatëse. Krahas kësaj, projekt-ligji trajton dhe ndihmën ndaj të miturve. Për këtë . Li JIanguo tha:
"Në këtë projektlig, përcaktohen qartë detyrimet prindër-fëmijë dhe zgjerohet shtresa e mbështetur, por gjithashtu nevojitet forcimi i kompentencave të qeverisë në mbikëqyrje. Ndërkohë, përcaktohen qartë rregullat mbi caktimin e kujdestarisë dhe zbatimin e detyrimeve që burojnë prej saj."
Lidhur me këtë projekt, specialisti i të drejtës civile, njëherësh anëtar i AKP-së Sun Xianzhong u shpreh:
"Marrëdhëniet familjare mes prindërve dhe fëmijeve janë pjesë kryesore në projektin e kodit civil. Zakonisht në qendër të të drejtës civile qëndron personi fizik dhe nuk përfshihet familja. Ndërsa, në këtë projektligj janë përfshirë në çështja e kujdesit mes anëtarëve të familjes. Kjo tregon kulturën ligjore të veçantë në vendin tonë dhe tregon se i kushtohet një rëndësi e madhe familjes ."
Ky projektligj do të shqyrtohet nga afro 3 mijë anëtarët e AKP-së në ditët e ardhshme dhe votimi i tij do të bëhet në ditën e mbylljes së sesionit të këtij viti.
(Jiang Lei)