Dy sesione 2017, raporti i punës fokusohet tek mirëqenia

2017-03-07 14:42:18 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:报告---[bào gào]---Raport

Strategjia për qeverisjen e sivjetshme paraqitur nga qeveria qendrore ka kaluar për shqyrtim zyrtar nga anëtarët e Asamblesë Kombëtare Popullore. Në raportin e punës me afro 20 mijë fjalë, përfshihet mbështetja për të varfërit, punësimi, arsimi, sigurim shoqëror dhe konsumi, të lidhura ngushtë me kërkesat reale të qytetarëve të vendit.

"Ekonomia është në fazën e rënies dhe objektivi i parë është ruajtja e punësimit dhe ruajtja e nivelit të jetesës. Kjo është detyrë kyçe. Në këtë kohë, qeveria e vendos nivelin e jetesës dhe pakësimin e varfërisë në vendin e parë. Kjo është një pikë e dukshme në këtë raport," thotë një anëtar i AKP-së.

Objektivi i qeverisë qendrore për punësim është shtimi i mbi 11 milionë vendeve të punës në zonat urbane, 1 milionë më shumë se vitin e kaluar. Kjo tregon se qeveria i kushton rëndësi të madhe punësimit. Për të realizuar këtë synim, do të zbatohen programet, si nxitja e punësimit dhe mbështetja për nisjen e biznesit. Anëtari i KKPPK-së dhe këshilltari i Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës, Zhang Yunling u shpreh:

"Për shkak se ekonomia ndodhet në fazën e rënies, papunësia, rregullimi strukturor dhe mbyllja e sektorëve me mbikapacitet do të shtojnë nivelin e papunësisë. Në këtë moment, qeveria e vendos ruajtjen e punësimit dhe pakësimin e varfërisë si përparësi. Kjo tregon përgjegjshmërinë e qeverisë."

Cilësia e lartë e arsimit dhe barazia janë tema të nxehta të sesionit vjetor të AKP-së. Ndryshe nga qytetet e mëdha dhe krahinat juglindore të zhvilluara, niveli i arsimit në zonat fshatare dhe krahinat perëndimore është ende i prapambetur dhe burimet arsimore janë të pakta. 

Për të zvogëluar hendekun në këtë drejtim, qeveria qendrore sivjet do të vazhdojë të përmirësojë kushtet për shkollat në krahinat përkatëse dhe të zgjerojë mbulimin e burimeve cilësore të arsimit.

Krahas këtyre, këtë vit, qeveria qendrore do të nxitë formimin e një rrjeti kombëtar të sigurimeve shëndetësore nëpërmjet të cilit mund të bëhet direkt pagesa shëndetësore në një krahinë tjetër. Përveç kësaj, edhe rimbursimi shëndetësor nga fondi fiskal do të rritet në 450 juanë nga 420 juanë për person.

Në raport, thuhet gjithashtu që në 2017, do të hiqen nga lista e të varfërve mbi 10 milionë vetë dhe do të risistemohen 3.4 miliona të varfër.

Kryeministri Li në raportin e punës paraqiti objektivin për mbrojtjen e qiellit blu, duke premtuar që qytetarëve tu kthehet qielli blu. Kjo tregon vullnetin dhe besimin e plotë të qeverisë për arritjen e objektivit në përballimin e ndotjes së ajrit.

(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore