2017-03-01 16:48:32 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Fjala kyçe:两会---[liǎng huì]---Dy sesionet
Para rigjallërimit të ngadaltë të ekonomisë botërore dhe shndërrimit të Kinës në motorin më të madh të rritjes globale, dy sesionet e rëndësishme vjetore parlamentare që do të mbahen në Pekin kanë tërhequr vëmendje të gjerë.
Shumë ekonomistë thonë se temat më të nxehta që do diskutohen gjatë dy sesioneve të sivjetshme parlamentare përfshijnë zbatimin e parimit "përparim mbi zhvillimin e qëndrueshëm", reformën strukturore ekonomike në krahun e ofertës, parandalimin e rreziqeve financiare dhe zbatimin e nismës "Një brez, një rrugë".
Si një dritare për të parë zhvillimin e Kinës, objektivi i rritjes së GDP-së së vendit në vitin 2017 që do të publikohet në fund të sesionit vjetor parlamentar është në vëmendjen e gjerë globale. Pak kohë më parë, Banka Botërore dhe FMN-ja kanë përcaktuar se PBB-ja e Kinës do të rritet me afro 6.5%.
Profesor, Lu Shengrong, nga Universiteti i Xiamen-it thekson se pavarësisht presioneve ekzistuese për rënien ekonomike, shkalla e ngadalësimit të rritjes do të zvogëlohet gradualisht.
"Krahas pakësimit të prodhimit të tepërt dhe ndryshimit të strukturës së prodhimit, po rimëkëmbet zinxhiri i vlerës së shtuar i ndërmarrjeve industriale. Ndërkohë, sektori i shërbimit po merr një rol më të madh në rritjen e GDP-së, duke zbutur presionet e punësimit. Mendoj, se GDP-ja e Kinës në vitin 2017 do të rritet me 6.64%", tha Lu, profesor i studimeve të makroekonomisë.
Viti 2017 shënon thellimin e reformës strukturore ekonomike nga krahu i ofertës. Qeveria kineze ka përcaktuar reduktimin e mbi kapacitetit të prodhimit, pakësimin e inventarëve të banesave të pa shitura në qytetet e kategorisë së dytë, kufizimin e levave me vlerë që përdoren si mjete financiare, uljen e kostove dhe forcimin e aftësive në fushat e prapambetura.
Për ekonomistët, pakësimi i mbikapacitetit prodhues metalurgjik, shitja e banesave në qytetet e kategorisë së dytë dhe ulja e taksave dhe e tarifave tregtare mund të bëhen temat e rëndësishme gjatë sesionit të sivjetmë parlamentar.
Ndërkohë, në një mbledhje të Grupit Qendror të Punës të Financave dhe Ekonomisë, që u mbajt së fundi në Pekin, u qartësua shpejtimi i krijimit të sistemit të kontrollit për të parandaluar rreziqet financiare sistematike. Ndërsa në mbledhjen e zhvilluar në fund të vitit të kaluar, u theksua qëndrueshmëria e zhvillimit të bursave dhe të tregut të pronave të paluajtshme.
Në majin e sivjetshëm, do të organizohet gjithashtu në Kinë "Forumi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Vendeve të Nismës Një Brez, Një Rruge".
Shumë ekspertë thonë se ky forum do të krijojë shanset të rinj për zhvillimin e Kinës dhe vendeve të përfshira.
Zv./sekretari i përgjithshëm i Qendrës së Shkëmbimeve Ekonomike Ndërkombëtare të Kinës, Wei Jianguo, u shpreh se në një kohë kur po forcohen prirjet kundër globalizimit, para presionit të uljes së eksporteve, riindustrializmit të ekonomive të zhvilluara dhe rritjes së kostos prodhuese, vendet aziatike duhet të forcojnë bashkëpunim për të luftuar kundër pasigurisë globale.