Rifillojnë bisedimet e reja të Sirisë

2017-02-23 15:43:59 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:重启---[zhòng qǐ]---Rifillim

Më 22 shkurt, në Gjenevë, i dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Staffan de Mistura në një konferencë shtypi, shpalli rifillimin e bisedimeve të reja të paqes në Gjenevë. Përveç kësaj, ai deklaroi raundi i ri i bisedimeve të Gjenevës do të zhvillohen sipas strategjisë së përcaktuar nga rezoluta Nr 2254 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të nxitur procesin e zgjidhjes së krizës së Sirisë, me rrugë politike.

Pas 10 muajve, rifilluan më 23 shkurt bisedimet e paqes për Sirinë më 23 shkurt. Përfaqësuesit e qeverisë siriane dhe të opozitës mbërritën në Gjenevë të Zvicrës, për të marrë pjesë në bisedimet e reja të ndërmjetësuara nga OKB-ja, me qëllim dhënien fund të konfliktit 6 vjeçar dhe thyerjes së bllokimit politik të Sirisë.

I dërguari i posaçëm i OKB-së për çeshtjen siriane, Staffan de Mistura vuri në dukje se bisedimet e reja do të bazohen në Rezolutën nr 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe do të fokusohen në 3 pika :

"Së pari, të formohet një qeveri kalimtare e besueshme, përfshirëse dhe pa ngjyra fetare;

së dyti, të hartohet kushtetuta e re dhe të përcaktohet koha për këtë ;

së treti, nën mbikëqyrjen e OKB-së dhe përfaqësues të të të gjithapalëve në Siri, të garantohet liria dhe barazia e zgjedhjeve të përgjithshme në vend, në përputhje me standardet ndërkombëtare."

Për shkak të konfliktit të ashpër midis qeverisë siriane dhe ofraksioneve opozitare për shumë çeshtje, bisedimet e mëparshme të paqes në Gjenevë, nuk arritën rezultate konkrete.

Këtë vit, OKB-ja vendosi rifillimin e bisedimeve të paqes, por data e tyre u shty nga 8 shkurti deri më 20 shkurt, e më pas një shtyrje më 23 shkurt. Staffan de Mistura tha se ai nuk shpreson që këto bisedime të shënojnë arritje, por shprehu dëshirën që palët e ndryshme të shfaqin prirjen e zgjidhjes me rrugë politike të divergjencave mes tyre.

Përveç kësaj, Staffan de Mistura u shpreh se Rusia i kërkoi qeverisë ssiriane të ndalojë bombardimet gjatë bisedimeve të paqes, duke shpresuar që opozita do të ndërmarrë hapa pozitivë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore