2016-11-02 17:35:19 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Fjala kyçe:提速---[tí sù]---Përshpejtim
Në fillim të nëntorit zhvillohet në Riga të Letonisë takimi i 6-të i liderëve Kinë-Europë Qendrore e Lindore. Nga Varshava në vitin 2011 deri në Rigën e këtij viti, mekanizmi"16+1" ka nxitur bashkëpunimin mes Kinës dhe Europës Qendrore e Lindore në ekonomi, tregti, financë dhe kulturë, duke patur rezultate të mira. Bashkëpunimi mes Kinës dhe EQL-së po futet në një fazë të shpejtë.
Një vit më parë, në takimin e 5-të të liderëve Kinë-EQL, kryeministri kinez Li Keqiang e cilësoi bashkëpunimin mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore si tren të shpejtësisë së lartë .
"Pas përpjekjeve 3 vjeçare, mekanizmi 16+1 po ecën përpara si një tren i shpejtësisë së lartë. Nga Varshava në Bukuresht, nga Beogradi në Suzhou, jemi në një tren me shpejtësi të madhe," tha Li Keqiang.
Ministri kinez i Tregtisë Gao Hucheng tjeksoi që ndërmarrjet kineze kanë bërë investime prej mbi 5 miliardë dollarësh amerikanë dhe vendet e Europës Qendrore e Lindore kanë bërë investime prej mbi 1.2 miliardë dollarësh.
Përveç politikës dhe ekonomisë, vitet e fundit, Kina dhe vendet e Europës Qendrore e Lindore kanë patur shkëmbime të shpeshta edhe në kulturë dhe mjekësi.
Drejtori i çështjeve europiane i Institutit Studimor Ndërkombëtar të Kinës Cui Hongjian është i mendimit se një vit pas nënshkrimit të Programit Suzhou, bashkëpunimi "16+1" është shpejtuar në mënyrë të gjithanshme dhe është futur në fazën e mbledhjes së fryteve. Sipas tij takimi i Rigës është me rëndësi të madhe në këtë drejtim.
"Disa vite më parë, bashkëpunimi ka qenë në fazën e eksplorimit. Unë besoj se në takimin e Rigës do të publikohen plane dhe itinerare më të detajuar. Siç ka theksuar shumë herë kryeministri Li Keqiang, bashkëpunimi Kinë-EQL është përshpejtuar dhe palët përkatëse duhet të zgjerojnë më tej fusha të reja bashkëpunimi, për të përshpejtuar bashkëpunimin në të ardhmen. Bashkëpunimi Kinë-EQL në fakt mund të rigjallërojë zhvillimin e vendeve përkatëse dhe mund të ketë ndikim të gjerë për të gjitha palët. Kjo mund të nxitë bashkëpunimin mes Kinës dhe të gjithë Europës, madje dhe bashkëpunimin mes Kinës dhe Azisë Qendrore ose rajoneve të tjera," thotë Cui Hongjian, drejtor i çështjeve europiane i Institutit Studimor Ndërkombëtar të Kinës.
(Jiang Lei)