Në lashtësi, paraardhësit e kombësisë Han në krahinat qendrore të Kinës e quanin veten "Huaxia". Më parë ata përdornin emërtimet "Hua", "Zhuhua", "Xia" ose "Zhuxia".
Në fakt fjala "Huaxia" tregon vazhdimësinë e jetës në krahinat qendrore të Kinës me kombin Han në krye, gjithashtu reflekton gjuhën dhe kulturën e përbashkët.
Pas themelimit të shtetit të bashkuar shumëkombësh me etninë Huaxia në krye nën dinastinë Qin, Huaxia u bë një komb i qëndrueshëm.
Më pas gjatë sundimit të dinastisë Han, fjala Huaxua u zëvendësua nga fjala Han. Më vonë fjala Huaxia nënkupton Kinën ose kombësinë Han.