PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Të rinjtë kinezë preferojnë të jetojnë vetëm
2016-02-29 15:23:37 CRI Komenti juaj Printoni

Të dhënat statistikore tregojnë se në vitin 1990, 6% e familjeve kineze përbëhej nga 1 person, ndërsa para vitit 2014 kjo shifër është dyfishuar, duke arritur në 14.9%. Konkretisht numri i kinezëve që jetojnë vetëm ka arritur në 58 milionë, ndër të cilët 20 milionë i përkasin grupmoshës 22-39 vjeç, me arsim të lartë dhe të punësuar në metropolet Pekin, Shangai, Guangzhou etj.

Në ShBA është e zakonshme që një i rritur të lerë shtëpinë e prindërve për të jetuar vetëm, para krijimit të familjes së vet. Por, kjo përbën një prirje të re në Kinë, ku jeta në familje vlerësohet sipas konceptit tradicional. Ndonëse për familjet kineze kjo prirje është disi e papranueshme, ajo po përhapet me shpejtësi tek të rinjtë, kryesisht ata që jetojnë në qytete të mëdha dhe të zhvilluara. 1/4 e familjeve në Shangai përbëhet nga një anëtar, ndërsa në Pekin 1/5.

27 vjeçarja Lu tha se i pëlqen të jetojë vetëm dhe të jetë e pavarur. Ajo tregon se gjatë qëndrimit 5 vjeçar në Shangai mund të ketë shkuar rreth 300 herë në kinema, por vetëm 3 filma i ka parë e shoqëruar. Lu-së i pëlqen të qëndrojë vetëm por edhe të zhvillojë hobin e vet për artizanatin dhe turizmin.

Për njerëz si Lu-ja pjesmarrja në festa apo bashkimi i përvitshëm familjar për festa nuk sjell ndonjë gëzim të madh. Madje ajo thotë se sa herë kthehet në vendlindje përballet me "këshillat e sinqerta" të të afërmve për të ndryshuar jetën.

Çdo vit, kur vjen Festa e Pranverës, gjatë së cilës anëtarët e familjes mblidhen për të festuar vitin e ri, 28 vjeçarja me pseudonimin Clare Sun nis e stresohet, pasi familjarët do ta këshillojnë të gjejë një djalë të mirë dhe të martohet.

Pavarësisht se këshillat e familjarëve nuk kanë efektin e pritur prej tyre, personi që jeton vetëm përballet dhe me disa vështirësi në jetën e përditëshme.

Së pari atij i duhet të hajë vetëm. Tryeza në jetën e familjeve kineze ka një domethënie të veçantë, jo vetëm për larminë e gatimeve, por sepse kinezët pëlqejnë të mblidhen me familjarët për të ngrënë. Nëse i referohemi traditës kineze, një drekë modeste përbëhet nga 4 lloje gatimesh dhe supë, çka është një menu e tepërt për dikë që jeton vetëm.

Njerëzve që jetojnë vetëm dhe lehtësimit të jetës së tyre, gazetarja nga Shangai Cai Yanni, u ka kushtuar disa video, në vitin 2013. Në to paraqiten receta të ndryshme gatimi që përgatiten shpejt, të cilat janë klikuar shumë në internet madje u transmetuan dhe në monitorët e taksive të Shangait. Një vit më pas, bazuar në këto video, Cai shkroi librin me titull "Eating alone"(Të hash vetëm), ku flitet për një person që jeton vetëm dhe ushqehet mirë.

Edhe biznesi e ka shfrytëzuar "jetën e beqarëve". Kompanitë e pronave të paluajtshme po shesin apartamente me sipërfaqe vetëm 15 metra katrorë, ndërsa disa kompani elektro-shtëpiakesh kanë nxjerrë në treg makina larëse apo frigoriferë me kapacitet të vogël. Minimarketet gjenden kudo në qytetet e mëdha kineze dhe në vitin 2014 në Shangai numri i klientëve të tyre i kaloi të 6000.

Madje për këtë shtresë shoqërore janë krijuar biznese të reja. Njeri prej tyre është YouPlus International Youth Community, një komunitet i posaçëm i projektuar sipas kërkesave të të rinjve beqarë. Çdo apartament në këtë komunitet të Shangait ka vetëm 20 metra katrorë dhe qiraja e tij mujore është 2000 juanë, ose 300 dollarë. Por në këtë komunitet çdo ndërtesë ka hapësira të mëdha shërbimesh. Një raport i publikuar nga Ziroom, një kompani e specializuar në shitjen e apartamenteve për të rinjtë, nënvizon se në vitin 2015 mbi 60% e klientëve të saj ishin të grupmoshës 25-35 vjeçare, 60% e tyre kanë jetuar ose studjuar jashtë vendit dhe 30% punojnë në industrinë e informacionit. Raporti thekson se krahasuar me të rinjtë e tjerë, ata janë më "të pavarur e mendjehapur" kanë "stil dhe filozofi të vetën për jetën".

Sipas themeluesit të Kompanisë Liu Yang, YouPlus u kushton vëmendje platformave për të rinjtë që jetojnë vetëm, në mënyrë që ata të henë shanse dhe hapësira për një jetë shoqërore nëpërmjet komunikimit me banorët e tjerë të komunitetit. Kështu, kompania nuk përfshin 45 vjeçarët si qiramarrës të apartamenteve të saj. Afro 10 mijë të rinj jetojnë në komunitetin e YouPlus-it. Z. Liu Hui, një banor i këtij komuniteti, ndonëse jeton vetëm në apartamentin e tij, ndjehet mirë kur sheh bashkëmoshatarët që janë duke ngrënë bashkë mëngjes në këtë kompleks shërbimesh.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China