PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bota feston Vitin e Ri Kinez
2016-02-15 09:17:57 CRI Komenti juaj Printoni

Festivali i Pranverës po shkon drejt fundit, por promovimi i tij këtë vit ka shënuar arritje,pasi në shumë vende të botës komunitetet kineze e kanë festuar këtë festë tradicionale popullore bashkë me vendësit. Në SHBA, Europë, në shumë vende të Azisë por edhe në Afrikë nuk ka kaluar pa u vënë re kjo festë që tashmë me të drejtë njihet si një festë mbarëbotërore, pasi nuk u përket vetëm kinezëve.

Afrimin e Vitit të Majmunit sipas kalendarit hënor të Kinës e ndjenë hareshëm Londra, Brukseli dhe Parisi. Qendrat tregtare sollën oferta mjaft ndjellëse për klientët e tyre, por veçanërisht për turistët nga Kina të cilët në këtë Festival Pranvere kanë preferuar të festojnë pikërisht në këto vende. Madje në shumë nga qendrat e njohura tregtare në botë janë vënë re karakteristika kineze në promovimin e artikujve të veshjeve, apo dhe kozmetikë.

Harrods në Londër, partner me kompaninë hongkongase të lojrave Papinee, krijoi një një lodër të veçantë me rastin e Vitit të Ri Kinez, të cilën e pagëzoi me emrin Majmuni i Lumtur (Happy Monkey). Kjo lodër qysh nga janari është reklamuar në vitrinat e Harrods, të cilat i përcjellin me vështrimet e tyre miliona kalimtarë të kryeqytetit londinez, por edhe klientët e qendrës. Dekorimi i vitrinave ku shfaqej Majmuni i Lumtur përcolli gëzim, fat dhe energji pozitive te klientët, sipas menaxherëve të Harrods.

Dyqani i suvenireve gjithashtu ishte dizenjuar duke u bazuar te Viti i Majmunit, sipas zodiakut kinez dhe figura e majmunit shfaqej në canta, mbajtëse çelsash, stilolapsa por dhe artikuj të tjerë. Sipas folklorit kinez majmuni simbolizon zgjuarsinë dhe shkathtësinë, ndaj për dizenjuesit nuk ka qenë e vështirë të kenë ide interesante dhe tërheqëse për klientët e tyre, duke patur si model majmunin.

Sipas menaxheres së njerit prej departamenteve të Harrods, Kyle, tashmë prej vitesh kjo qendër e njohur tregtare jo vetëm në vend por dhe në botë feston vitin e ri kinez, përmes elementeve kineze në dekorimin e saj. Sipas Kyle klientët kinezë të Harrods janë të shumtë dhe ata ndjehen të lumtur kur gjejnë karakteristika të vendlindjes në qendrën tregtare që frekuentojnë. Ndërsa një asistente shitjesh në departamentin e artikujve kozmetikë të Harrods, Sunkuran Boyal thotë se klientët kinezë janë të mirëpritur në këtë qendër tregtare dhe për ta janë përgatitur oferta të posaçme të artikujve të kozmetikës, për ti falenderuar që frekuentojnë qendrën. Madje firma e njohur e artikujve kozmetikë Estee Lauder ka dizenjuar një shishe të re parfumi në ngjyrë të artë me një varëse rreth saj ku në qendër është një majmun i kuq, i cili është simbol i Vitit të Majmunit të Zjarrit, sipas zodiakut kinez.

Klientët kinezë e kanë pëlqyer shumë këtë dizenjim të ri të parfumit që u është dhuruar nga Kompania e njohur e artikujve kozmetikë. Madje kjo asistente tregon se për klientët kinezë janë përgatitur këtë vit dhe zarfe të kuq falenderimi nga Harrods.

Departamenti i shitjeve Selfridge u ka ofruar klientëve një freskuese dore, të dizenjuar me kaligrafi kineze, kur ata kanë shpenzuar me blerjet e tyre mbi 100 paund. Madje kjo kompani ftoi piktorin e njohur kinez Sun Yinjie për të realizuar kaligrafinë e freskores kineze. Kjo është e dyta herë që Sun ftohet nga qendra tregtare Harrods me rastin e vitit të ri kinez. Vetë piktori tregon se prej më shumë se 8 vjetësh jeton në Britaninë e Madhe dhe ndjehet i lumtur kur sheh veprimtaritë e shumta që organizohen në këtë vend me rastin e Vitit të Ri Kinez. Sipas piktorit Sun kjo tregon rritjen e statusit ekonomik dhe politik të Kinës. Edhe në supermarkete të Britanisë së Madhe janë vërejtur përgatitje të veçanta me rastin e vitit të ri kinez dhe sidomos zbukurime me karakteristika kineze, ku në qendër të tyre ndodhet majmuni. Në këto supermarkete janë shtuar artikujt ushqimorë kinezë, por edhe receta kineze për gatimin e dumplings apo byreçkave të pranverës.

Në kryeqytetin belg, Bruksel supermarketi "Cora" me rastin e Vitit të Ri Kinez nisi dekorimet që më 25 janar dhe promovimi i kësaj feste tradicionale ka vazhduar deri më 6 shkurt. Pjesë e promovimit janë uljet e çmimeve të artikujve ushqimorë kinezë, si byreçkat e pranverës, dumplings, por edhe të sojës, noodlesave. Nuk ka munguar as zbukurimi me elemente kineze i supermarketit të njohur belg. Përgatitje ka patur dhe në Paris gjatë Vitit të Ri Kinez, me dekorimet e kuqe të prodhimeve, posterat kinezë, si dhe stafin që flet në gjuhën kineze. Në qendër të kryeqytetit francez Champs-Elysees ku ndodhet dhe markat më të njohura botërore një javë para nisjes së Vitit të Ri kinez klientët kanë parë zbukurimet me karaktertistika kineze. Në firmën e njohur Montblanc një majmun i kuq sipas zodiakut kinez të këtij viti ishte në qendër të vitrinës, madje dhe stilolapsat e famshëm janë dekoruar me Vitin e Majmunit. Këtë vit dhe 12 zyra postare të Francës kanë shitur pulla me simbolin e Vitit të ri kinez, duke nisur qysh nga 29 janari. Mbi 300 francezë morën pjesë në veprimtarinë e organizuar më 6 shkurt në Qendrën Kulturore Paris-Kinë, ku shijuan ushqim kinez, por provuan dhe kaligrafinë kineze dhe lojën mah jong. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China