PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
E-hongbao një dukuri e re në Kinë
2015-03-23 15:45:43 CRI Komenti juaj Printoni

Një nga dhuratat e përhapura në Kinë me rastin e vitit të ri janë zarfat e kuq me lekë, që zakonisht u dhurohen fëmijëve nga të afërmit e tyre, por janë dhe dhurata që shkëmbehen mes miqsh. Këtë vit të ri ndodhi një dukuri vërtet interesante lidhur me dhuratën e zarfit të kuq, pasi ajo u dërgua në rrugë elektronike. Mes miqsh në ditët pas vitit të ri dëgjohej shpesh pyetja "Sa zarfa të kuq të erdhën me email sivjet ?"

Për kinezin Gao Kaihong, mbërritja e mesazheve me zarfa të kuq në cellular ishte vërtet argëtuese dhe një nga përshtypjet më të këndëshme të festës së vitit të ri.

"Si dhuratë për vitin e ri kinez u dërgova të aërmve dhe miqve rreth 36 zarfa të kuq por mora 42 të tillë " është shprehur për mediat Gao nga Shijiazhuang,kryeqendra e provincës veriore kineze Hebei.

Marrja si dhuratë e "lekëve fatsjellës" në formë elektronike tashmë mund të quhet një rijësi e traditës së lashtë të dhurimit të lekëve në zarfa të kuq. Zarfat e kuq që dorëzohen dorazi njihen me emrin (hongbao) dhe kryesisht janë një dhuratë e pritur nga fëmijët në ditët e festës së pranverës.

Por këtë vit kjo traditë e lashtë kineze ka marrë një dimension të ri dhe falë zhvillimit të teknologjisë së lartë dhe përdorimit të saj në mënyrë të gjerë nga kinezët. Mbi 100 milion njerëz kanë dërguar dhuratën e zarfit të kuq elektronik, përmes celularëve dhe aplikimeve në të, njeri prej të cilëve është Alipay, një sistem pagese online e mundësuar nga kompania kineze Alibaba.

Nga e mërkura e javës festive të Vitit të Ri kinez e deri në natën e vitit të ri që u festua më 19 shkurt mësohet se janë dërguar rreth 4 miliardë yuan (rreth 650 milion dollar amerikanë ) dhurata me zarfat e kuq porn ë rrugë elektronike. Tashmë dhurata me zarfin e kuq me lekë njihet si "e-hongbao" dhe mund të themi se miliona të rinj kinezë rreth moshës 20 vjeçare nga metropolet Shangai, Hangzhou, Pekin dhe Guangzhou janë përdoruesit e shumtë të këtij aplikacioni online.

Disa kompani internet, përfshirë Tencent, Alibaba, Sina dhe Baidu, promovuan zarfat e kuq elektronikë me rastin e vitit të ri kinez si një nga rijësitë e tregut online. Përdoruesit e internetit e kryen pagesën duke përdorur kartat e debitit apo të kreditit.

Shumat e dhëna si dhuratë përmes zarfave të kuq variojnë që nga 1 juan që në fakt janë dhuruar nga mbi 19.5 milion përdorues të internetit gjatë festës së vitit të ri. Por duke u bazuar në supersticionin kinez se numri 8 është numër fati rreth 3.2 milionë përdorues internet kanë dhuruar zarfat e kuq ose E-hongbao me shumën 88 juanë për miqtë apo të afërmit e tyre, si një dhuratë për vitin e ri.

Disa qytetarë të intervistuar nga agjencia kineze e lajmeve Xinhua kanë thënë se kur kanë marrë në cellular zarfe të tillë kanë menduar se janë lojëra online, pa e ditur rijësinë e zarfave të kuq online.

Mendimi i ekspertëve

Wan Jianzhong, një studjues i folklorit i Universitetit Normal të Pekinit ka thënë për mediat se zarfat e kuq në formën e re e-hongbao janë simbol i kulturës tradicionale kineze, në erën e re të internetit.

"Hongbao zakonisht u jepen fëmijëve nga prindërit dhe gjyshërit e tyre, apo të afërmit e moshuar, por internet e shndërroi traditën në një formë të re të dhurimit të parave me rastin e vitit të ri kinez.," shprehet Wan.

Me përfshirjen e internetit dërgimi i shumave të parave në zarfat e kuq elektronikë mund të krijojë dhe problem. Sipas specialistit Hong Tao nga Universiteti I Biznesit dhe Teknologjisë në Pekin në të ardhmen duhen përmirësuar rregullat e dërgimit elektronik të e-hongbao-s për të garantuar sigurinë e këtij procesi elektronik.

Një traditë e lashtë që ruhet brez pas brezi dhe në kohën moderne bëhet një mënyrë efikase për përcjelljen e urimeve të festës më popullore në Kinë siç është viti i ri kinez. Përdorimi nga të rinjtë i aplikacioneve të internetit bën që vërtet tradita të ruhet dhe të përcillet tek ata, jo vetëm duke u shërbyer dhe argëtuar, por edhe duke respektuar zakonet e të parëve. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China