PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Vajza pa kujtesë
2014-09-09 11:22:05 CRI Komenti juaj Printoni

Huang Yuanyao, është një 14 vjeçareje nga jugperëndimi i Kinës, në provincën Guizhou. Ajo vuan nga një sëmundje e rrallë e amnezisë, apo humbjes së kujtesës. Vajza nuk kujton askënd, përveç anëtarëve të familjes së saj. Mund ti ketë takuar njerëzit disa herë, por ajo gjithmonë sillet sikur ti ketë takuar për here të pare, pasi nuk i kujtohen.

Deri në moshën 1 vjeç e gjysmë Huang pinte vetëm qumësht dhe ajo u ngrit në këmbë për të ecur, kur mbushi 5 vjeç. Në vitin 2008, kur ishte vetëm 8 vjeç ajo nuk dinte të fliste. Mjekët e diagnostikuan me phenylketonuria (PKU), që është një sëmundje e rrallë, pasi në Kinë janë konfirmuar vetëm 60 raste. Sipas mjekëve, nëse do të ishte diagnostikuar që në moshë fare të vogël, vajza do të mund të ishte kuruar nga sëmundja.

Huang iu deshën 3-5 muaj për të kujtuar ku ndodhej banjo në shtëpinë e saj dhe kur arriti aty ajo nuk mbante mend rrugën e kthimit, ndonëse kishte bërë vetëm 50 metra.

Ajo arrin të thotë vetëm "Babai " dhe "Nëna" si dhe "darka është gati". Por vajzës 14 vjeçare pa kujtesë i pëlqen shumë të dëgjojë muzikë dhe të kërcejë.

Çfarë është Phenylketonuria(PKU)


Foto nga CFP

Është një çrregullim gjenetik, që shfaqet me mungesën në trupin e njeriut të proteinës, së quajtur phenylalanine (Phe), e cila ndodhet tek të gjitha ushqimet.. Nëse niveli i (Phe) është i lartë, kjo shkakton dëmtime në trurin e njeriut dhe krijon dëme të rënda në zhvillimin e tij intelektual.

Aktualisht në SHBA te të gjitha foshnjet e porsalindura kryhet testi për PKU, gjë që ndihmon në diagnostikimin e hershëm të sëmundjes.Trajtimi më i mire mjekësor i personave të prekur nga PKU është një dietë me nivel të ulët proteinash në ushqime. Për këtë ekzistojnë formula të veçanta ushqimore për foshnjat.

Ndërsa për fëmijët dhe të rriturit, mjekët këshillojnë një dietë ushqimore me sa më shumë fruta dhe perime. Por në dietë mund të përfshihen dhe buka me pak proteina, drithërat dhe pastat e ndryshme. Formula ushqyese për personat, që vuajnë nga ky çrregullim gjenetik duhet të përmbajë vitamin dhe minerale. Nëse kjo dietë u jepet fëmijëve të porsalindur, të prekur nga PKU ata mund të zhvillohen normalisht.

Të diplomuarit në Kinë preferojnë punë në shtet

Punësimi në ndërmarrjet shtetërore në Kinë është vendi më I preferuar në kërkesat e të sapodiplomuarve.

36% e studentëve universitarë dhe të sapodiplomuarve e quajnë punësimin në firma shtetërore apo në administratën publike si një privilegj, sipas një raporti të publikuar në website-n e Kompanisë për burimet njerëzore "ChinaHR.com.

Qysh nga shkurti deri në qershor të këtij viti, ChinaHR ka plotësuar online 48,632 pyetësorë, 3/4 e të cilave i përkassin studentëve të kolegjeve, kurse pjesa tjetër të sapodiplomuarve në Universitete të ndryshme të Kinës. Sipas vëzhgimit pjesa me e madhe e të anketuarve shpresojnë të gjejnë një punë në ndërmarrjet shtetërore, se sa në kompanitë private apo në shumëkombëshe. Por përse të rinjtë studentë dhe ata tashmë të diplomuar kanë një preferencë të tillë për vendin e punës.

Përgjigja është se një vend pune në ndërmarrje shtetërore është më i sigurtë se sa në një kompani private dhe se në këtë vend pune ke mundësi të ngjitësh shkallët e karrierës.

Shoqëritë shumëkombëshe kanë qenë të preferuarat e studentëve të diplomuar në Kinë, por pas krizës financiare botërore dhe në kuadër të rritjes ekonomike të Kinës, tashmë ata kanë ndryshuar preferencën për punësim.

Kompania ChinaHR ka kryer sondazhe me studentët e sapodiplomuar ose jo çdo vit, duke nisur që nga viti 2002, dhe punësimi në ndërmarrjet shtetërore ndodhet në vend të pare në listen e preferencave që nga viti 2009.


Foto nga China.org.cn

27 vjeçarja Zhang Yajun, e cila punon në Kompaninë e telefonisë celulare China Mobile Communication në provincën Hebei e konsideron këtë kompani si një vend të sigurtë pune. Ajo shprehet mjaft e kënaqur për pagesën dhe përfitimet që i sjell puna.

Zhang është diplomuar në Universitetin Nankai në vitin 2010 dhe menjëherë u punësua në China Mobile, për të cilën shprehet se është vendi i preferuar i punës.

Wang Ke, zëvendësdrejtor i burimeve njerëzore pranë Guangzhou Automobile Group ka të njejtin mendim lidhur me punësimin në ndërmarrje shtetërore. Sipas tij kjo kompani shtetërore ka mbi 60 mijë punonjës në mbarë vendin.

China XD Electric është një tjetër kompani shtetërore e synuar nga studentët apo të sapodiplomuarit, pasi ofron shumë mundësi për karrierë dhe tërheq vazhdimisht talente të reja.

Wang Lin,zëvendës-drejtore për burimet njerëzore thotë se kompanitë shtetërore përpiqen të rekrutojnë punonjës që i përgjigjen kërkesave të tyre dhe i shpërblen ata sipas meritës.

Zhao Zifeng, drejtor i Institutit Kërkimor ChinaHR.com thekson se stabiliteti në punë është një motiv i forte për studentët apo të sapodiplomuarit, që preferojnë punën në shtet. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China