PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mosha e tretë në Kinë, të dhëna dhe çaste jete
2014-07-28 10:08:46 CRI Komenti juaj Printoni

Mosha e tretë në Kinë, të dhëna dhe çaste jete

Më shumë se 131.6 milion kinezë aktualisht i përkasin moshës 65 vjeç, ose përfaqësojnë 9.7% të popullsisë së vendit, njofton Ministria e çështjeve sociale. Deri në fund të vitit 2013 personat e moshes 60 vjeçare kalonin shifrën 202 milionë, ose 15 % e popullsisë së përgjithëshme të vendit. Sipas standarteve ndërkombëtare, një vend apo rajon konsiderohet si "një shoqëri e plakur", kur numri I personave në moshën rreth 60 vjeç, kalon 10% të popullsisë së përgjithshme të vendit.

Sipas parashikimeve në vitin 2025 në Kinë personat mbi 60 vjeç do të arrijnë shifrën 300 milion, kurse deri në vitin 2050 ata do të zenë rreth 30% të popullsisë së vendit.

Kujdesi ndaj të moshuarve në Kinë paraqitet në nivel të lartë. Në këtë vend ka mbi 42.500 qendra të trajtimit të të moshuarve, me rreth 5 milion shtretër. Numri i shtretërve është rritur me 19% krahasuar me një vit më parë, por ka vetëm 24.4 shtretës për çdo 1 mijë qytetarë të moshuar. Në vitin 2013 Kina shpenhzoi rreth 430 miliard juanë (ose 69 miliard dollarë) për shërbimet sociale, me një rritje nga një vit në tjetrin me 16%.

Në Kinë funksionojnë rreth 1.6 milion organizata të shërbimeve sociale, mbi 6.8% më shumë se në vitin 2012. Në këto organizata janë punësuar rreth 12 milionë njerëz, me të ardhura të rregullta rreth 681 miliard juanë.Karakteristikë e të moshuarve në Kinë është pasioni i tyre i spikatur për veprimtari fizike. Çdo vizitor në Kinë sheh shpesh në parqe të moshuar që bëjnë ecje sportive, ushtrime fizike, yoga, tai chi apo meditim. Madje shumë prej tyre vallëzojnë në ritmet e muzikës në parqe, tepër të shpenguar dhe si balerinë profesionistë. Kjo jetë aktive me siguri ndikon në jetëgjatësine e tyre dhe shëndetin e mirë gjatë jetës.

Histori dashurie

Kemi dëgjuar shpesh të thuhet se dashuria nuk ka moshë. Kjo histori dashurie e pasqyruar në median kineze e tregon më së miri këtë fakt. 86 vjeçari Shen Shukun vuan nga kanceri i prostatës, që tashmë e ka në stadin final. Ndërsa e shoqja, Cui Liying, bashkëmoshtare me të vuan nga Alzheimer dhe është pothuajse e verbër. Ata janë martuar para 60 vjetësh dhe Shen thotë se kanë kaluar një jetë të lumtur. Por tani, dëshira e tij është që e shoqja të harrojë ekzistencën e tij, që ta ketë më të lehtë kur ta humbasë.

Sipas China Daily kjo duket si dëshira e fundit e Shenit. Tashmë me një sërë sëmundjesh në trup ai ka ndërprerë të gjitha trajtimet mjekësore. Këtë vit kur festohej viti i ri kinez, Shen shkoi në dhomën e spitalit ku ndodhet e shoqja dhe i kërkoi stafit që ditët e fundit të jetës të mund ti kalonte me të. Shen tregon se çdo mëngjes ai e ushqen të shoqen me kafe me qumësht dhe qëndrojnë së bashku duke ndjekur emisionet televizive.

Një jetë plot kujtime, plot dashuri

Shen dhe e shoqja janë njohur në vitin 1945 kur ishin ende adoleshentë. Sapo u njohën ata filluan të ndjenin për njeri tjetrin. Të dy të rinjtë i përkisnin të njejtin nivel shoqëror dhe familjar që i rriti dhe i edukoi. Shen studjoi në Universitetin Katolik Fu Jen të Shangait për agronomi. Ai tregon se i ati zotëronte mjaft toka në Hangzhou ndaj vendosi të studjonte në këtë degë. Pasioni për vallëzimin e afroi më shumë çiftin e ri. Shen kujton se Cui ishte një kërcimtare e talentuar dhe shpesh vallëzonin bashkë. Ai flet me adhurim për shoqen e tij të jetës, duke e cilësuar si një grua zemërgjerë që e donin të gjithë.Madje ai thotë se shumë prej fqinjëve me të cilët kanë jetuar afër për afro 40 vjet, e vizitojnë shpesh Cuin në spitalin ku kurohet.

Në vitin 1949 të rinjtë u martuan dhe patën 3 fëmijë, 2 djem dhe një vajzë. Cui që kur u bë nënë iu përkushtua punëve shtëpiake dhe rritjes së fëmijëve. Shëndeti i Cuit nisi të përkeqësohej para 10 vjetësh kur ajo filloi të humbiste shikimin.Kështu ajo u diagnostikua nga mjekët me sëmundjen Alzheimer. Pavarësisht kushteve fizike të bashkëshortes së tij, Shen përpiqet ende të vallëzojë me të, sepse mendon që i bën mirë për muskujt. Që prej dy vjetësh ai kujdeset për të shoqen e sëmurë. Kur u diagnostikua me kancer të prostatës, Shen vendosi të bënte një foto me të shoqen, të veshur si nuse. Dhe me ndihmën e stafit të mjekëve dhe infermiereve të qendrës spitalore e realizoi këtë dëshirë.

Pas fotos, Shen e ftoi Cuin në vallëzimin e një valsi. Ai mendon se çdo ditë që jeton është dhuratë nga Zoti dhe lutet që deri në fund të jetë bashkë me gruan e tij të dashur.Kjo është një histori tepër e veçantë e një dashurie të vërtetë, që nuk e ka penguar asnjë lloj dashurie, pranë së cilës edhe vdekja ka frikë të afrohet.

(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China