PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tibetianët preferojnë blerjet në internet
2013-03-25 19:22:53 CRI Komenti juaj Printoni

Për banorët në rrafshnaltën më të lartë të botës, Qinghai-Tibet, përveç blerjeve në tregje, në dyqane e mapo, me shportë, me qese ose kalë, cila metodë tjetër blerjesh është në modë? Përgjigjia është: Blerjet në internet.

Për shumë banorë kinezë, blerjet në internet janë një pjesë e rëndësishme e jetës së tyre. Vetëm deri në fund të vitit 2011, platforma më e madhe kineze e blerjes në internet, faqje elektronike "Taobao" njoftoi regjistrimin e përdoruesit të 600 miliontë. Nga kompjuterat deri te këpucët, nga makinat deri te ushqimi, madje disa njerëz blejnë gjithçka në internet. Kurse, sipas raportit të publikuar nga "Alipay", firma për kontrollin financiar të llogarive të klientëve të "Taobaos", një shifër tërhoqi menjëherë vëmendjen e lexuesve: 312% rritje e vëllimit të bizneseve dhe 718% rritje e vëllimit të përgjithshëm të transaksioneve.

Por këto rekorde nuk u shënuan as në Pekin, as në Shangai dhe as në ndonjë qytet të madh të Kinës, por në një distrikt të vogël në Tibet, Gongjue. Ndërsa, përsa i përket tërë rajonit autonom të Tibetit, këto shifra u rritën përkatësisht, 88.8% dhe 69.43%.

Po të ecni në rrugët e Llahsas, kryeqendër e Tibetit, mund të dalloni menjëherë personat në uniforma të postës së shpejtë që janë duke nxitur me makinë ose motorçikleta për të shpërndarë produkte. Sidomos në kuadrin e festave, kur platformat e shitjes në internetit si "Taobao", "Tmall", "360buy" kanë ofertat e tyre. Postierët nuk kanë kohë për të pushuar.

"Në prag të 11 nëntorit të vitit të kaluar, pra, 'ditës së beqarëve' (11 nëntori në shifra shkruhet 11.11 që nënkupton personat që janë vetëm, pra, beqarë), vetëm pika jonë kishte mbi 300 produkte për të shpërndarë në ditë. Mallrat mbushën dhomën tonë dhe madje u mblodhën jashtë portës sonë", tha Lawang, manaxheri i një pike shpërndarjeje të firmës së postës së shpejtë "Yuantong" në qytetin Llahsa.

Vajza tibetiane Renqinglamu që punon në një bankë të Llahsas thotë se disa ditë më parë, pa një dyqan në internet që kishte skonto për kompjuterët. Rezervoi një laptop dhe iu dërgua në shtëpi. Ajo thotë se është i mirë dhe më i lirë se dyqanet e pajisjeve elektronike. Renqinglamu shton se nuk ka nevojë të dalë, por vetëm nëpërmjet shtypjes së butonit të mausit të kompjuterit, mund t'i vinë në shtëpi të gjitha mallrat që pëlqen. Sipas saj, blerjet në internet janë shumë të leverdisshme.

Është fakt se po shtohen gjithnjë e më shumë njerëzit që preferojnë blerjet në internet.

Student i vitit të tretë në Universitetin e Tibetit, Luomu tha se "mallrat që shiten në internet jo vetëm veçohen nga shumëllojshmëria, por edhe kanë çmime mjaft të arsyeshme në krahasim me çmimet në pazar apo në supermarket".

"Tani, unë frekuentoj më shumë librari kibernetike sesa ato reale", tha ai.

Sipas Luomu-së, në të kaluarën, kushtet e vështira të transportit dhe të telekomunikacionit kanë penguar zhvillimin e Tibetit qoftë në fushën ekonomike apo në shërbimet e informacionit. Ndërsa, krahas shtimit të vazhdueshëm të investimeve qeveritare në fushën përkatëse, deri në fund të vitit 2011, mbi 45.7% e banorëve vendorë mund të përdorin lehtësisht internetin nëpërmjet linjës fikse ose WiFi. Kështu që banorët tibetianë kanë filluar edhe shitjen produkteve në internet.

Nici është një djalosh i diplomuar në vitin 2006 nga një universitet i njohur i Pekinit. Ai dha dorëheqjen nga një punë e mirë dhe hapi një dyqan në faqjen elektronike "Taobao". Ai blen rroba nga fabrikat në qytetet bregdetare dhe i shet në Tibet, ose anasjelltas, u shet klientëve jashtë Tibetit kostumet tradicionale tibetiane. Pas dy vjetësh që nga hapja e biznesit, ai jo vetëm ka mbi 100 mijë juanë depozitë në bankë, por edhe zotëron makinën e vetë.

Nëpërmjet internetit, edhe Pubu fitoi kapitalin e tij të parë nëpërmjet shitjes së stolive me karakteristika kombëtare tibetiane. Tani, përveç dyqaneve në internet, ai ka edhe një hotel të vogël për të ofuar shërbime në sezonin tursitik.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China