PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kryediplomati serb në Shqipëri
2012-10-26 21:22:13 CRI komenti juaj Printoni

Visar Vishka në "Shanghai Gypsy"

Shangai është një nga qytetet më të zhvilluara të Kinës dhe kjo dihet në mbarë botën. Por jo në filmin "Shanghai Gypsy" (Romi nga Shangai), ku personazhin kryesor e interpreton aktori shqiptar nga Maqedonia, Visar Vishka.

Ai luan rolin kryesor të Lutfja Belmondo Mirga, "mbret" i romëve, i cili vendos të bëj fshat personal të romëve të cilin e quan Shangai. Kur ishte fëmijë personazhi kryesor, duke shëtitur me babanë e tij, sheh një poster të Shangait dhe i pëlqen shumë. Ndaj babai ia blen. Kur rritet thotë se edhe ai do të ketë Shangain e tij.

Filmi slloven bazohet në historinë e katër brezave të familjes rome Mirga që jeton në këtë fshat të ish Jugosllavisë, me emrin e qytetit kinez. Historia e një njeriu që bëhet aq i fuqishëm sa detyron edhe policinë ta mbrojë nga ligji.

Por me rrëzimin e ish Jugosllavisë, tregtia ilegale e këtij fisi kthehet në tregti armësh duke e çuar të gjithë fisin në një udhëkryq nga i cili vështirë se mund të dalësh.

Filmi pati premierën botërore në Montreal.


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China